• |
ide | kryesore

Salsano flet për largimin e Delinda Dishës,’ Iku fshehurazi’

Paparazzi, Slider



Delinda Disha, vendosi që ta  mbyllë “mandatin” e saj 4-vjeçar në “Portokalli”.

Aktorja i’u bashkua një tjetër programi  “Klanifornia Show” dhe kjo lëvizje e saj ishte e papritur. Për herë të parë për këtë temë ka folur prezantuesi dhe aktori i show-t të humorit, Salsano Rrapi i ftuar mëngjesin e së martës në emsionin “Rreze Dielli”. I pyetur nga prezantuesit e emisionit për mënyrën se si u prit largimi i Delinda Dishës nga “Portokalli” në “Klanifornia”, Rrapi u shpreh:

“Ishte çudi…Delinda iku fshehurazi”. Salsano shtoi gjithashtu se ikja e Delindës ka ndodhur në momenti kur trupa e show-t të humorit në Top Channel ka mbyllur turin e verës nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe se askush duket se nuk e ka pritur ikjen e aktores.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *