• |
ide | kryesore

Përgjegjës për kanabizimin e vendit? Tahiri: Gjykata pati shantazhe dhe kërcënime

Lajme, Të fundit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një lidhje telefonike në TVSH foli për dënimin me 3.4 vjet me shërbim prove nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda që e shpalli fajtor për “shpërdorim detyre”.

Tahiri u shpreh se vendimi ndaj tij është marrë nën shantazh e kërcënime të një pjese të interesuar të politikës. Ai shtoi se nuk është një njeri i prapaskenave, por i drejtpërdrejtë dhe beson se vendimi i dhënë ka qenë me sforco.

“Vendimi ndaj meje ka qenë i sforcuar. Ky vendim u mor nën shantazh e kërcënime. Unë nuk merrem as me shantazhe dhe as me kërcënime. Nuk kam njeri i prapaskenave, sepse po të isha i tillë nuk do isha këtu ku jam dhe nuk do kisha arritur aty ku kam arritur”, – deklaroi Tahiri.

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi për kanabizimin e vendit, Tahiri theksoi se kjo nuk ka logjikë.

“Me këtë logjikë i bie që Koço Kokëdhima të ishte në burg që para 3 vjetëve, i bie që Sali Berisha të ishte në burg që linte Lazaratin, i bie që ministri aktual i Brendshëm të jetë në burg se në Shqipëri ka kanabis. Unë rezervohem të flas për vendimin e Gjykatës pasi nuk e kam lexuar” – tha Tahiri. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Po te kishte drejtesi ashtu do ishte siq thua ti ne burg te gjithe po ja qe ska drejtesi ketu dhe ju tani talleni me ligjet me shtetin me popullin . Se kush e mbushi vendin me kanabis nje zot e di mbase ufot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu