• |
ide | kryesore

Si e përjetoi Kit Harington mbarimin e Game of Thrones

Paparazzi, Slider



Siç u raportua më herët këtë vit, që pas xhirimit dhe transmetimit të sezonit të fundit të “Game of Thrones”, ku Kit Harington ishte protagonist përgjatë një dekade, aktori u përball me disa vështirësi. Të gjithë e mbani mend besoj video-n ku ai shpërthente në lot, teksa lexonte skenarin për fundin e serialit, ndërkohë që burime të ndryshme thanë se pas përfundimit të shfaqjes televizive atij i ishte dashur dhe të regjistrohej në një klinikë të shëndetit mendor.

Megjithatë në paraqitjen e fundit që bëri në mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve Emmy ai dukej mirë dhe mjaft në formë. 32-vjeçari ishte i pranishëm dhe në skenë, teksa mori së bashku me cast-in e “Gme of Thrones”, çmimin si seriali më i mirë dramatik i vitit. Dhe siç raportojnë burime për “Us Weekly”, gjatë bisedave me të pranishmit në festën pas eventit, ai ka rrëfyer si u ndje vërtetë pasi shfaqja televizive mbaroi.

Një grup njerëzish ishin duke folur se si të xhroje Game of Thrones për 10 vite ishte një kohë shumë e gjatë”- tregon burimi- “Dhe ai tha: Ndihesha si 15 vjeç. Më pas të gjithë ishin duke folur për moshën e tyre dhe ai tha se tani ishte 32 vjeç dhe kur e kishte kuptuar vërtetë këtë, pikërisht pasi xhirimet mbaruan, i kishte thënë vetes që duhet të rritej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *