• |
ide | kryesore

Video/ Mallkimi i derbit vazhdon: Partizani ngjyros të kuq kryeqytetin

F1, Sport, Video



Fitore në shtëpinë e tyre, në stadiumin e tyre, në lagjen e tyre, me ata pritës. Partizani triumfon në derbi 2-1 përballë Tiranës, duke i shkaktuar jo vetëm humbjen e ndeshjes, por edhe të kreut të klasifikimit, në një ndeshje të tensionuar në shkallët e stadiumit, por edhe në fushë. Vendosën Cordeiro e Solomon, ndërsa Hasani nuk i hoqi dot Franco Lerdës kënaqësinë e triumfit të parë në derbi, që zgjat në gati 6 vjet serinë pa humbje në ndërqytetaset me bardheblutë.

Italiani ndryshoi taktikisht, duke braktisur 3-5-2 për një 4-3-3 që efektet i kishte të jashtëzakonshme. Dy gola në pesë ndeshje kishte shënuar Partizani me italianin në pankinë, dy shënoi në vetëm 45 minuta kundër Tiranës. Ndoshta mungesa e Boldor e detyroi, por tani Lerda duhet të ketë parasysh se skuadra që ka në dispozicion shprehet më mirë kur është ofensive.

Pas një starti impulsiv të Tiranës, siguria dhe eksperienca e të kuqve në derbi shfrytëzoi në maksimum pikat e dobëta të Tiranës. Këmbët e bardhebluve u dridhën përsëri, ashtu si sezonin e kaluar, duke i dhënë Melos mundësinë të shënonte golin e parë në të 28, përpara se Solomon të ndëshkonte Likën për herë të dytë 6 minuta më pas. Pragmatist e cinik kur duhet, Partizani kontrolloi fushën dhe kundërshtarin, pa i dhënë shumë mundësi të shihte nga anët e Hoxhës. Nota e vetme në një derbi të tillë për të kuqtë është reagimi i Asanit pas zëvendësimit. Nuk i shërben të kuqve një nervozizëm i tillë, pavarësisht se është e kuptueshme dëshira e numrit 10 të ishte protagionist akoma.

Mema merr humbjen e dytë radhazi dhe kjo është një goditje që bardheblutë duhet ta kalojnë, sa më shpejt madje. Pas Kukësit edhe Partizani vuri përfund bardheblutë, që, me 10 pikë, kanë shoqërinë në renditje pikërisht të dy rivalëve kryesor për titull. Hasani nuk mjafton me golin e minutës së 79: Tirana kërkon dicka më tepër se një devijim pranë portës, për të qenë fituese…



3 Comments

  1. Dajak se e meritoni minj fashiste. Jo se jane me te mire Gaz Demi me Ols Ramen, por ju jeni plehera raciste qe deri dje jashteqisnit ne oborr ndersa tani beni si borgjezet e medhenj. Katundare dhe provinciale nga vrima me primitive dhe me e prapambetur e shqiperise qe ne vendosem ta benim kryeqytet per kompromis. Raja te pagdhendur otomane qe sot e pandehni veten per qenie superiore. Njerez pa histori, pa merita, pa vlera pa kurrgje qe e shprehni inferioritetin tuaj duke iu shitur kapadaillek te ardhurve, te cilet ne fakt jane vendalinjte e vertete, sepse banore te nje vendi jane njerezit e qyteteruar dhe ju qyteterim nuk keni. Keni vetem qerpic, carac dhe tallava turke. Ju befte mire.

    1. Keta kermat otomane disa vjet me pare ne derbi hapen parullen gjigande “PER JU DO HAPIM AUSHVICIN” dmth do hapnin kampin e perqendrimit per tifozet e Partizanit dhe nuk u denua asnjeri, dhe ja ku jemi tani qe nxorren nje parulle makabre me konkrete me varje ne litar!
      o ju shkerdhefsha trute e semure qe keni o injorante, fekale te shoqerise!

  2. Kleomeni, i ke hyre detit ne kembe, komento per futbollin, ndersa po ta pati qefi te diskutosh per qyteterimet e kantundeve te shqiperise hap nje rubrike tjeter e do maresh pergjigje. Per sa i perket ndeshjes une ja vej fajin trajnerit te Tiranes, Mema. Skema e tij e lojes ishte jasht cilesive e mundesivete te lojtareve te tij dhe te aftesive te kundeshtarit. Partizanit i uroj per fitoren e merituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *