• |
ide | kryesore

Telefonata që ndërpreu tratativën, Spalletti: “Nëse i jepni 12 milionë Conte-s…”

Sport



“Nëse Conte merr 12 milionë, mua duhet të më jepni të paktën 5”. Këto janë fjalët që Luciano Spalletti i ka ulëritur administratorit të deleguar të Inter Beppe Marotta në një telefonatë të bërë ditën e hënë. E ka zbuluar prapaskenën e tratativës, mes teknikut toskan, i kërkuar nga Milan për të zëvendësuar Giampaolo në pankinë, e klubit zikaltër për zgjidhjen e kontratës në skadencë në qershor 2021, è përditshmja ‘La Stampa’.

Spalletti i kishte kërkuar Inter pagën e gjithë sezonit në vazhdim (5,4 milionë euro me bonus). Nga ana e tij klubi i Suning ka ofruar pagesën e vetëm 2 milionë e 700 mijë euro. Në këtë pikë tratativa është rrëzuar. Nuk ka shërbyer për asgjë tentativa e fundit e Spalletti në natën e të hënës me një mesazh për presidentin Steven Zhang – bën të ditur ‘Corriere della Sera’ -, me të cilin ka mbajtur një raport të mirë. Duke pranuar Inter do të kishte kursyer një vit rrogë për Spalletti por… “Të paguash 6 muaj është elegante, por është budallallëk”, është linja e dalë nga zikaltrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *