• |
ide | kryesore

U padit për shpifje nga Rama, reagon aktivistja e të drejtave të njeriut

Lajme, Të fundit



Aktivistja e të drejtave të njeriut, Sevim Arbana ka reaguar pasi iu komunikua padia për shpifje e ngritur kundrejt saj nga kryeministri Edi Rama.

Në një lidhje telefonike për televizionin informativ “News 24”, Arbana e konsideroi padinë si një akt të shëmtuar dhe revoltues, ndërsa informoi se seanca e parë e gjyqit do të mbahet më datë 6 nëntor.

“Do të mbyllë gojën dhe ka natyrën e tij, do të imponojë me forcën e pushtetit, dhe arrin dhe bën edhe gafa. Ky kryeministër që guxon të kërkojë dhe para, duhet të vërtetojë dëmin  material, shëndetësor dhe në roli si kryeministër i kam shkaktuar unë. Është shumë e lehtë dhe shikohet sa lekë kam unë, le ti marrë le ti gjejë, ajo mendon se të gjithë njerëzit kanë stiva parash siç ka ai. Ky është një akt i shëmtuar. Eksiton një ligj ndërkombëtare lejohet të shahet në një farë kuptimi, kjo s’do të thotë ta hedhë të gjithë popullin në gjyq. Është ai që më ka shkaktuar mua një dëm në shëndet dhe shqetësimet në familje.

Organizmat ndërkombëtarë më kanë sugjeruar që të bëj unë kundër padi, ende skam fol me avokatin për këtë, por do të diskutoj”, u shpreh aktivistja.

Padia e Ramës bazohet në deklaratën e bërë nga Arbana në janar të vitit 2019 në emisionin “A Shoë” të gazetarit Adi Krasta, ku tha se kreu i qeverisë kishte pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, periudhë që përkon me zgjedhjet parlamentare që shënuan ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste.

Mësohet se në padinë e tij, kryeministri kërkon 10 milione lekë dëmshperblim për shpifje.

Deklarata e Sevim Arbanes në emisionin “A Show”:

‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua”,- tha Arbana gjatë diskutimit.

Moderatori Krasta këmbënguli dhe e pyet: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?

Arbana: Jo, live

Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest

Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj dhe tëk…tek Sheratoni ka qënë, qershor 2013

Krasta: E mblodhi ajo zonja mendjen?

Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve



6 Comments

  1. RRINE RRINE KY MUT DHE NA NXJERR NJE HISTORI MUTI PER TE LARE MUTRAT E MEPARSHEM . ROPT KU TI KESH O PALLOSH .

  2. Kumbaron e ka qelluar ne zyren e vet kur ka qene minister i kulturum. Ka dale duke qare nga zyra. E sa e sa histori ka ky qoftlarg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *