• |
ide | kryesore

‘Joker’ thyen rekord fitimesh

Paparazzi, Slider



“Joker” është zyrtarisht filmi për audiencë të rritur me më shumë fitime në të gjithë globin.

Lajmi është konfirmuar nga studioja filmike “Warner Brothers”. I dalë në fund të gushtit në kinematë e botës, filmi ka grumbulluar deri më tani plot 783 milionë dollarë. “Joker” sjell për shikuesit historinë e një komediani të dështuar që vuan nga shëndeti mendor dhe që shndërrohet në një vrasës. Roli luhet nga aktori i njohur Joaquin Phoenix, i cili po përflitet si kandidat i mundshëm për çmim “Oskar”. Risjellim në vëmendje se filmi është shoqëruar nga një valë kritikash. Shumë persona mendojnë se glorifikon një vrasës dhe se mund të inkurajojë sulme të ngjashme kudo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *