• |
ide | kryesore

Publikohet fotoja e parë e Joaquin Phoenix nga vazhdimi i ‘Joker’

-Instant, Paparazzi, Slider



Regjisori Todd Philips ka publikuar së fundmi foton e parë të Joaquin Phoenix nga vazhdimi i Joker.

“Dita 1. Djali ynë. #joker”, shkroi Phillips poshtë imazhit  i cili tregon Phoenix-it duke u rruar me kokën e përkulur mbi një lavaman në Arkham Asylum.Skenari i hap rrugën personazhit të tij që të dashurohet dhe të bashkohet me Dr. Harleen Quinzel (a.k.a. Harley Quinn), roli i dashur i DC-së të cilin Lady Gaga e fitoi në gusht. Ajo e konfirmoi lajmin në mediat sociale.

Margot Robbie, e cila luajti Harley-n në të dy filmat “Suicide Squad” dhe në “Bards of Prey” të vitit 2020, tha në tetor se ishte “shumë e lumtur” për vendimin.“Është një nder i madh të kesh ndërtuar një themel mjaft të fortë sa që Harley tani mund të jetë një nga ata personazhe që aktorët e tjerë mund të luajnë”, uu shpreh Robbie për MTV. “Dhe unë mendoj se ajo do të bëjë diçka të pabesueshme me të.”

Phoenix ngacmoi një vazhdim të mundshëm tetorin e kaluar pasi Phillips ishte në bisedime për të drejtuar një vazhdim të filmit që fitoi më shumë se 1 miliard dollarë në mbarë botën.”Dua të them, nuk e di. Që kur ishim duke xhiruar, filluam të mendonim për një vazhim,” tregoiPhoenix për The Playlist. “Ka disa gjëra që ne mund të bëjmë me këtë djalë dhe mund t’i eksplorojmë më tej. Por nëse do ta bëjmë me të vërtetë? Nuk e di.”

Pasi fitoi çmimin e tij të parë Oscar për performancën e tij në Joker, Phoenix raportohet se do të marrë një pagë prej 20 milionë dollarësh për vazhdimin, sipas Variety. Joker: Folie á Deux do të dal në kinema më 4 tetor 2024./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *