• |
ide | kryesore

Roli i ri, problemet e para për Burak dhe Fahriyen

Paparazzi, Slider



Ndonëse në javët e para, pak pasi djali i tyre kishte ardhur në jetë, Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye, pohuan se do të shkëputeshin nga projektet për t’iu përkushtuar rritjes së vogëlushit. Megjithatë propozimit për të qenë aktori protagonist i një seriali turk, Burak nuk mund t’i thoshte jo.  Duket se puna intensive me orare të zgjatura, krahas lodhjes i ka sjellë dhe probleme me bashkëshorten, 34-vjeçarit.
Ajo tha në një intervistë për mediat turke se Burak largohet për më shumë se 13 orë nga shtëpia dhe nuk kalon kohë pranë saj e djalit pesë muajsh. Teksa tregoi se djali i tyre ka nevojë për figurën e të atit, ajo tha se shpreson që Burak dhe produksioni të gjejnë një zgjidhje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *