• |
ide | kryesore

Mamaja e Cristiano Ronaldo, ‘Djalin tim e ka penguar mafia të fitojë’

Paparazzi, Slider



Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, shkakton gjithmonë polemika me deklaratat e saj të papritura, në mbrojtje të yllit të Juventusit.

Së fundmi, ajo ka lëshuar një akuzë të rëndë, edhe pse nuk ka shigjetuar njeri drejpërdrejt. Ajo tha se se mafia në futboll e ka penalizuar djalin e saj për të fituar më shumë “Topa të Artë”, dhe kjo vjen prej faktit se ai ka kombësi portugeze.

Dolores u shpreh:

”Ekziston një mafia dhe është fjala e duhur për ta përkufizuar. Nëse shikoni gjithçka që ka ndodhur, do ta kuptoni se është për shkak të mafias.

Nëse do të ishte spanjoll ose anglez, ata nuk do të bënin atë që i bënë atij. Por meqë ai është portugez dhe nga Madeira, kjo mund të ndodhë. Topi i Artë këtë vit? Nuk e di nëse do ta marrë ai atë, por besoj. E meriton nëse analizojmë atë ccfarë ka bërë ai gjatë sezonit.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *