• |
ide | kryesore

Zgjedhje të parakohshme në 45 ditë/ Basha: Jemi gati që nesër

Lajme, Të fundit

“Nëse kryeministri do të kishte shpallur zgjedhjet përmes rrugës parlamentare për 45 ditë. A është PD-ja gati për zgjedhjet parlamentare?” Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje kryetari i opozitës, Lulzim Basha në një intervistë që ka dhënë në RTSH.

“PD-ja dhe opozita janë gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër. Gati me program, me ofertë, me vizion, me ofertë dhe gati për t’i fituar. Por Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bëjnë një betejë pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.


Beteja për t’u garantuar qytetarëve që të mos përsëritet më ajo që dëgjoi e gjithë bota në 2017-ën në Durrës, në Elbasan, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë apo ajo që ndodhi në Dibër dhe i parapriu kësaj” – tha Basha.

Basha tha se opozita mbështet italisht ngritjen e SPAK dhe BKH dhe se të gjitha të tjerat janë propagandë e qeverisë. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. O loqe nuk behen zgjedhjet kur do ti o loqe,zgjedhjet behen kur ka krize ne parlament,sa te kete shumice ne Kuvend ti futi nje tirone Durres me arka bosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu