• |
ide | kryesore

Detajet nga aksidenti me 2 të vdekur/ Kishin dalë për të festuar ditëlindjen, 18-vjeçari pa patentë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje nga aksidenti fatal që i mori jetën 2 vajzave 17-vjeçare, si dhe u plagosën 3 adoleshentë. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

Mësohet se adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet, konkretisht të shtetases me inicialet L.M., 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital. Drejtuesi i mjetit me targe AA044 LN, Francesk Shaba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat dhe pemët anës rrugës.

Për pasojë dy vajzat humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën shoferi, shtetasja me inicialet L.N., dhe 14-vjeçari me inicialet O. M.,. Bezat bën me dije se drejtuesi, ishte pa patentë, ndërsa ia kishte marrë makinën babait të tij. Pak pas aksidentit 18-vjeçari ka dale nga makina dhe pasi ka bërë disa hapa, është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat.

Momentalisht i riu ai ndodhet në gjendje shoku në spitalin e Traumës bashkë me dy të plagosurit e tjerë.



5 Comments

  1. U prefshin ne paqe te rinjte qe kane humbur jeten, por nje gje eshte e vertet Fajtore per kete gje jane prinderit qe u japin makinen femive qe jane pa patende, edhe pa eksperience ne vend qe ti coje nje nga prinderit edhe pastaj pas festes ti mare po nje nga prinderit, por jo se fyet djali apo vajza, jeta eshte e shtrenjte edhe ate duhet ta respektosh, se nje fjale e urte Hollandeze thote*fatkeqesia eshte ne nje cep te vpgel*

  2. Nuk e di, por shqiptaret me duket se vdesin shume pa lidhje! Cdo dite degjon vetem aksidente! Ok, rruget jane me probleme, por robt vete a s’duhet te jene me te kujdesshem?! Ku i con mushka! Nuk flas vetem per kete aksident por kam pare shqipo dhe me adult, qe kur vejne duart ne timon, ju duket vetja si prej hekuri! Ka bota aksidente, por ketu ne kete fshatin tone, raporti popullsi/aksident duket i frikshem!

    Vt, iken keto te shkretat, gjunah. R.I.P 🙁

  3. Nqs ata do ecin me shpejtesine qe lejon rruga nje pjese e mire e aksidenteve mund te evitohen, por atje njerezit e perdorin makinet tu shesin pordhe femrave sa shpejt ecin dhe ja perfundimi. Gjynah per ato goca te reja qe e mbyllen jeten kaq shpejt.

  4. Popull me fishkellime nuk kam degjuar. Prinder loqe qe ia japin kalamanit makinen sikur ajo te jete loder. Ndoshta i duket si loder. A ke ik per qejf, merr nje taksi. Me duket sikur jam ne palestine.
    Me vjen keq per femijet, jo per prinderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *