• |
ide | kryesore

Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi

2, Ide

Pas emërimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme (që po qëndron në detyrë prej dy vjetësh), sot Rilindja ka kryer aktin e dytë të madh të shkatërrimt të Reformës në Drejtësi, zgjedhjen në mënyrë të paligjshme të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në vijim të atij që prej ditësh është përshkruar si një konflikt proceduarash mes Kuvendit të Shqipërisë dhe presidencës, fshihet në fakt një lojë e qartë ekulibrash politike. Shumica parlamentare kërkonte të shpinte atje dy emrat e saj, të dala nga lista e hartuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili vepron nën influencën e ndjeshme të një drejtuesi si Ardian Dvorani dhe kryeprokurores së përkohshme, Marku.

Pavarësisht nga piruetat që janë bërë në KED, ku njëra nga kandidatet (tashmë e shpallur fituese nga kuvendi) nuk plotësonte prametrat as për gjyqtare e shkallës së parë (lexo këtu), aty gjithësesi u hartua një listë. Por në këtë listë gjendej edhe një “armike e partisë”, juristja Marsida Xhaferllari.

Pikërisht në emër të saj u zhvillua beteja.

Kjo zonjë, që bashkëjeton me sa duket me ish deputetin Enkeled Alibeaj, që ka punuar si kryeinspektore e këshillit të Lartë të Drejtësisë nën presidencën Nishani dhe Meta, i plotësonte të gjitha parametrat për t’u trajtuar si e padëshiruar. Jo vetëm Dvorani dhe Marku ia ulën asaj pikët në maksimum, jo vetëm që vettingu e hetoi për dy vite dhe në fund nuk mori vendim për të, por u shkua dhe më tej, u prish gjithë arkitektura e procedurës së përzgjedhjes së një gjykatësi kushtetues, vetëm e vetëm për të shkuar tek emrat që i duheshin Rilindjes.

Ashtu siç kuptohet lehtësisht nga qëndrimet e mbajtura nga socialistët në kuvend, ky puç institucional u organizua vetëm që të përjashtohej Meta nga mundësia hipotetike e përzgjedhjes së Xhaferrllarit.

Në këtë procedurë që Lapsi.al e ka shpjeguar imtësisht në shkrimin këtu poshtë, fillimisht u shkel kushtetuta. Sepse neni 179 (2) i saj e përcakton qartë se zgjedhja e anëtarëve duhet bërë me radhë për të ruajtur parimin e ekuilbrit të pushteteve.

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Sipas këtij rendi të përcaktuar në mënyrë taksative, as Ilir Meta nuk mund të përzgjidhte dy kandidatë në të njëjtën kohë, dhe as parlamenti dy të tjerë ashtu sikurse bëri sot.

Organizata e Rilindjes zgjodhi të veprojë pikërisht kështu, pra edhe për t’i hequr kreut të shtetit të drejtën e dekretimit të një anëtari të ri edhe për t’i dhënë vetes një kompetencë që nuk i takon.

Por, për të mbërritur deri këtu, skema e manipulimit qe më e gjatë. Ajo ishte e rakorduar plotësisht me kryetarin e “pavarur” të KED, Ardian Dvorani, i cili i mbajti listat e hartuara nga institucioni i tij të fshehura në sirtar, pikërisht për të krijuar këtë anomali që i mohonte presidentit të drejtën për të zgjedhur lirisht.

Nga gjithë kjo histori banale kapsish të shtetit rrjedhin disa përfundime të thjeshta.

Në fakt e keqja më e vogël është dërgimi i njerëzve të Rilindjes në majat më të larta të drejtësisë.

Pasojat afatgjata janë shumë më të rënda.

Ato kanë të bëjnë me përdhosjen në mënyrë selektive të Kushtetutës apo procedurave në varësi të emrave të veçantë.

Ato kanë të bëjnë me shndërrimin në karagjozllëk të një procesi kaq të rëndësishëm, i cili degradon në një lojë kukamshefti fshehjesh të postës në sirtarë.

Ato dëshmojnë një mospërfillje cinike ndaj presionit ndërkombëtar, për ta ngritur shpejt kushtetuesen, sepse po e mbajnë atë peng përmes sherreve artificiale me Metën.

Ato tregojnë se Rilindasit jo vetëm nuk i besojnë procesit të cilin e kanë votuar vetë, por nuk ia dalin dot atij mbanë pa e manipuluar.

Natyrisht, për të siguruar pandëshkueshmërinë për krimet makabre që kanë bërë, ata nuk kanë rrugë tjetër veçse ta kapin krejtësisht drejtësinë.

Dhe këtu po bëjnë krimin më të madh.

Jo se po përpiqen të shpëtojnë veten, por sepse me njerëzit që po emërojnë dhe procedurat që po shkallmojnë, po rilindin monstrën e një drejtësie politike. Të një mashtrimi, që, ndonëse e duartrokasim si reformë amerikane, nesër do ta përdorin po njësoj edhe ata që do të vijnë pas tyre në pushtet.

©Lapsi.al

15 Comments

  1. Problemi eshte se me kete mekanizem i binte qe ne te prisnim sa te krijohej gjykata e larte para se kuvendi dhe presidenti te shpreheshin per kandidatet e 2te. Keshtu qe krijimi i gjykates kushtetuese shtyhej ne kalendat greke. Nese behet fjale vec per 1 emer, presidenti te kishte zgjedhur ata te 2 qe i takonin dhe te mos kapej pas emrit. Ashtu si zgjodhi Besnik Mucin te zgjidhte dhe te 2tin

  2. Sipas Klodit e gjithe kjo eshte bere per te miren e vendit. Nese nuk zbatohet kushtetuta as ne perzgjedhjet e gjyqtareve kushteturs, atehere cfare mund te presim nga kjo Gjykate (anti) Kushtetuese????,

  3. Vendi me demokratik ne bote,Amerika,me anen e Ambasades se saj-pa ambasadore-ne Tirane shprehet pro veprimeve antikushtetuese te Parlamentit.Kjo vjen ose pse kjo ambasade-pa ambasador-nuk njeh parimet kushtetuese (ne nje kohe qe kushtetuten e saj,Amerika nuk lejon kerkend ta preke,e jo me t’a deformoje),ose parimet e kesaj ambasade-pa ambasador-vepron vetem mbi parimet Sorosiane,e bere pale me Rilindjen (sepse Washingtoni ka problemet me Presidentin dhe nuk ka kohe te merret me veprimet e perfaqesive te tyre neper bote).Ndersa perfaqesuesi i BE,nje italian pa din e pa imam,duke pare rremujen qe po behet brenda organeve te BE-ku nuk e merr vesh i pari-te dytin,flet vetem per inerci,simbas amerirkanes-pa ambasador.

    1. lali mos harro se dhe “plepat” nga plazh në kurs gjykatësish ishte po e njëjta ambasadë që i mbështeti!!
      ata duan qetësi,duan një debil që të mbrojë interesat e tyre dhe pikë!
      është normale për ta!!
      nuk është për ne!!

  4. problemi eshte ju beni juristin e nuk i thoni te gjitha.vertet aty ka disa non sense ,po me nuk do ngelemi perjete peng i lemshave qe prodhon politika jone.ne kete moment ty te eshte bllokuar i gjithe sistemi i drejtesise.e nuk po flasim per hallet e politikanve,por per problemet e qytetarve.asnjeher skane ditur ti sgjidhin e ti bejn gjerat me besim.edhe ju akuzoni te njejtat gjera qe ben pozita.ata akuzojn zonjen ne fjal,ju kryetarin qe ben lodra per interesa partiake.zgjidhja kush eshte???!!!nga nje pike niset..dhe nisi.do opozita sdo opozita,i pelqen si pelqen presidentit nje zgjedhje behet dhe cuditerisht zgjidhja qe u dha mbeshtetet nga te huajt,refuzohet ngaopozita jone..si gjithmon,asnje ndryshin.tani ju qe kerkoni presjen dhe piken mund te me shpjegoni se si mund te lihen dy qytete pa qeverisur e ne kaos per terma juridik si shkodra dhe vora???!!!!se presidenti njeh 13 tetorin qe su be dhe squan 20 qershorin e ska ndermend te rihap zgjedhjet..perher opozita ka qene kunder kesaj reforme dhe ky eshte fakt.po zgjedh taktiken e gabuar per te luftuar te drejtat e saj dhe sistemin,zgjedh ti bojkotoj..

  5. O Bushat. Me gjithe keto kritika qe ke bere deri tani ndaj USA po na ben te besojme se Enver Hoxha kishte te drejte qe e shante. Ndaje mendjen njehere e mire je me Enverin apo me Ameriken?

  6. Keto te dyja skane punuar as nje dite pune si gjykatese, as si avokate te shquara kane qene keshilltare teThimio Kondit e Fehmi Abdiut . apo keshilltare te tere gjykatesve qe vetingu i nxorri ose hajdute ose te paafte 😀

    Keto vetem mesim kane dhene ne Shqiperi, tek universitetet tona qe jane medet. nuk shohim dot nese kane dhene nje ore leksion diku jashte, kane punuar rrogetare neper zyrat e gjykates kushtetuese . kane bere noi trajnim jashte ose kane shkuar per studime . Pa dashur ti hyjme analizave profesionale , cfare kane bere keto e te jene te shquara per keto pozicione???
    Keto jane nivel medioker per ate pozicion ku do shkojne. sepse partia i ka emeruar tashme

    Te dyja keto vete skaluan as testin e magjistratures!!!

    E as Fiona- se mos i ngel hateri 😀

    Tall trapin Edi Rama

  7. Ne nje vend ku e drejta nuk respektohet .
    Ne nje vend ku qeveria sillet si uzurpuese e gjithçkaje .
    Ne nje vend ku populli trajtohet si i njerkes .
    Ne nje vend ku drejton krimineli , hajduti dhe maskarai .
    Ne nje vend ku arsyeja dhe llogjika nuk funksionon .
    Ne nje vend ku qeveria vret e pret si ti doje qejfi dhe opozita nuk bzan .
    Ateher popullit i lind e drejta te vetmbrohen me te gjitha menyrat .

  8. Perse i suleni Bushatit? ai flet per nje perfaqesuese te ambasades, qe ka mese nje vjet qe s;na kane thene gje ne kete zamollahi te politikes, e sidomos asaj shteterore me tere poshtersite qe kane bere ne drejtimin demokratik te jetes se popullit, por del e jep perkrahje te vendimeve te KLDse qe emerojne gjykates te pa formuar profesionalisht por vetem politikisht. Kete keta perfaqesues te ambasades se SHBASe nuk kane informacione, informime? Po po por ata jane bere pale me kete qeveri te bandave me kohe, andaj, mbase mendojne qe deri sa te mberrije ambasadori i ri, ata te shijne, e te perkrahin mafien e ketij shteti qe , sipa zerave jane ne gjendje te kompromentojne cdo ambasador qe ka shkelur ne vendin tone, gjate ketyre viteve te rilindjes korroptive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu