• |
ide | kryesore

Komenti/ Nuk duam që Edi Rama të na dojë si fëmijët e tij

Arkiva, Kryesore



Nga Armand Shkullaku

Në 48 orët e para të tragjedisë, pothuajse të gjithë e ndalëm dorën për të treguar gjendjen katastrofike të shtetit shqiptar për t’iu përgjigjur si duhet një fatkeqësie natyrore të përmasave të tilla. Nuk ishte dhe nuk është koha për të prevaluar kritikat, por apeli për solidaritet, për unitet dhe për humanizëm.

Të gjithë vlerësuam ndihmën e çmuar që mbërriti nga shumë shtete, ku shkëlqeu ajo e trupave profesionale të Kosovës. Askush nuk zgjodhi të merrej me politikë, ndonëse ishte e paimagjinueshme që një qeveri që hedh qindra milionë euro për check- up e sterilizime, për PPP dhe “rilindje” urbane, nuk kishte as pajisjet më elementare për të kompletuar trupat e saj të emergjencës civile. As aparatura termike, as kamera të thjeshta për të depërtuar në rrënoja, as qen të trajnuar për raste të tilla, madje as doreza gome për ata njerëz që bënë gjithçka për të shpëtuar çdo jetë njerëzore. Nuk ishte dhe nuk është koha për t’u marrë tani me të tilla analiza.

Ishte dhe është koha për të ndërtuar ndjenjën e bashkimit. Dhe këtë duhej ta bënte i pari kryeminstri. Ai duhej të shtynte brenda vetes çdo ngacmim për të bërë politikë, qoftë edhe nëse ndihej i provokuar, duhej ta shmangte tërheqjen fatale që ka ndaj kamerave për të shpalosur deliret e tij, duhej ta kyçte protagonizmin dhe marrëzinë për të bërë propagandë në çdo kohë. Kryeministri do të duhej të ndërmerrte një akt të madh pajtimi duke thirrur një këshill apo tryezë të jashtëzakonshme, bashkë me presidentin e Republikës dhe drejtuesit e opozitës. Të bërit bashkë në fatkeqësi të tilla, është një mbështetje dhe siguri për ata mijëra njerëz që gjenden nën goditjen e fatkeqësisë.

Mirëpo Edi Rama nuk bëri asgjë nga këto. Ai nuk e la t’i ikë rasti, kur edhe në sfondin e rrënojave, zgjodhi fjalët për të shigjetuar kundërshtarët politikë apo për të justifikuar koncensionin e rrugës së kombit. Ai, me xhupin e kombëtares veshur, u kujdes të marrë rolin e protagonistit, duke shmangur madje edhe krijimin e një zyre të informimit të publikut. Dhe kulmin e mbërriti mbrëmjen e djeshme, (do ta kishte patur zili edhe Erjon Velija),  kur pasi përzgjodhi sfondin e duhur dhe caktoi vendosjen e kamerave në terren, u shfaq si rastësisht përpara Sokol Ballës për të qëndruar gati 40 minuta live në prime time. Për të na treguar ndershmërinë dhe ndjeshmërinë e tij si kryeministër i shqiptarëvve.

Pa asnjë respekt për ata dhjetra gazetarë, që kanë mbi tre ditë që raportojnë live në kushte tepër të vështira, pa thënë asnjë fjalë falenderimi për ato media që po bëjnë punën që do duhej të bënte një zyrë shtypi e shtabit të emregjencave, pa kërkuar ndjesë për kaosin e raportimit zyrtar, që ende nuk di të thotë me saktësi sa persona janë të pagjetur dhe sa godina gjenden në rrezik, kryeministri kërcënoi se do ta përdorë gjendjen e jashtëzakonshme për të mbyllur ekrane e portale që nuk i shkojnë pas fotove dhe pozave të tij të propagandës. I dehur nga pushteti, ai harroi madje se ligji për gjendjen e jashtëzakonshme për fatkeqësi natyrore, nuk ia jep një fuqi të tillë.

Shqiptarët nga kryeministri i tyre, në këtë tragjedi që i ka goditur, nuk presin as demonstrimin e forcës së pushtetit të tij dhe as intervistat propagandistike. Ata duan të dinë si po organizohet strehimi, ushqimi dhe ndihma mjekësore për të prekurit nga tërmeti. Ku duhet t’i depozitojnë ndihmat apo paratë dhe kush është zyrtari përgjegjës për administrimin e tyre. Cilat janë vendet e ndihmës së parë, numrat e emergjencës dhe ekipet mjekësore pranë zonave të goditura. Ata duan të dinë se cili është plani për ndërtimin e banesave të reja dhe si do të veprohet që njerëzit të kenë sa më parë një vend ku të fusin kokën.

Mirëpo në vend të këtyre, kryeministri i ngushëlloi “i prekur” se i do të gjithë ata njësoj si fëmijët e tij. Në fakt, e vetmja gjë që do dëshironim, është që kryeministri mos të na dojë si fëmijët e tij, por të na respektojë si qytetarë me taksat e të cilëve ka marrë obligimin të administrojë vendin. Në vend të dashurisë prindërore, të shfaqi përgjegjësinë të cilën ka marrë përsipër si kryeministër. Nuk e kemi votuar si baba, por si politikan që është i detyruar të zbatojë angazhimet që ka si pari i qeverisë.

Nuk ishte dhe nuk është koha për t’u marrë sot me Edi Ramën, por ai ka aftësinë e papërballueshme për të shkelmuar edhe mundësinë e një ringritje besimi, solidariteti e frymëzimi human që prodhojnë tragjedi të tilla. Të paktën për disa orë të kishte heshtur dhe të largohej nga kamerat. Shqiptarët sot kanë nevojë të ndjejnë njëri- tjetrin. ©lapsi.al

Edin, që vajton në zi, e tradhëton Rama i oligarkëve

Ky kryeministër i fiksuar pas luksit, që na e ka lënë arkën bosh

 



30 Comments

  1. Mendim i qarte e i vertete (ashtu si pothuaj te gjithe shkrimet e z. Shkullaku) shume te sinqerta …… por……per njeriun……! ” Kjo fraza ” “po shkruani shpejt …pa uleni pak ritmin” eshte fraza me idiote qe mund te hasesh ne ndonje portal! Tung oTrung!!!

    1. O Shkullak , po ty nuk te ka dasht nana jote o njeri i neandertalit, si te te doje Rma ty.
      Ti je si nje thes i mbushur me frustrim, duf, urrejtje, inferioritet , mut dhe shurre, vetem kaq.. ( ah se harrova , ke dhe mjeker si te cjapit)

  2. Edi rama po e perdhunon shqiprin e konsideron kasolle pa der kur ka termet dhe shtet europian kur do te ndertoj teatrin apo stadiumin ….

  3. Km me gomar as ka patur as mos past jet e mot pasi me palaqo km nuk ka ne planet?????????????????????????????????????????????never rrace muti kot te komentosh per ket klloun?

  4. Nga Erl Kodra – 13:51, 28/11/2019
    Edi Rama,

    Duket sikur ti e ke dëshiruar këtë tragjedi. Ndryshe, si mund të shpjegohet zelli yt kanibalesk për show në ditët më të zeza të kombit tonë?!

    Si mundesh, që në tre fjalë që nxjerr prej gojës tënde të qelbur, të treja i ke kërcënime?!

    Si mundesh të justifikosh kaq paturpësisht mungesën e një qeni dhe të disa mjeteve elementare për katastrofa të tilla?!

    Si të bën zemra të kërcënosh shqiptarët, që po ndajnë kaq fisnikërisht dhimbjen me njëri tjetrin?!

    Si mundet të fyesh ndjenjat e një kombi, bash në ditën e tyre të Flamurit?!

    Si mundet të jesh kaq legen, dhe të kërkosh të përbaltësh këtë komb madhështor, me shpirtin më fisnik në faqe të dheut?!

    Boll Edi Rama, se qysh i ke sjellë punët, ky komb ka me u ba vullkan, e me të djegë si Vezuvi në lashtësi!

    Boll Edi Rama, se as hasmi nuk kërcënohet në Ditën e Zisë!

    Na lejo t’i qajmë bijtë tanë sot, se nesër do të merremi me ty!

  5. Ti i ores 15 :16 Ti duhet te jesh me i zi se km gomari, interesant njelloj jeni ju rrac muti fund e krye orpo perse jo i gjith fisi i juaj esht me mut se muti, te pakten ne keto dit mos flisni o rrac muti pasi zbuloheni se qar muti jeni????????????????

    1. Pikërisht për abuzime të rënda politike e ka kritikuar me shumë vemd gazetari Shkullaku kryeministrin Rama. Mesa dij Shkullaku nak ka qenë asnjëherë antar i ndonjë partie politike por është marë gjithmonë me gazetari e ka mbajtur qëndrim kritik ndaj çdo qeverie.
      Ky është mision i gazetarit , që të dalë në krah të halleve të qytetarëve edhe të kategorisë suaj mendje tredhur, e nuk është të bërit politikë, por publiçistikë që ndryshon shumë nga propogandat mashtruese politike.
      Nëse ke këllqe të polemizosh me te për ato që ka shkruajtur, nuk të ndalon kush që ti hedhësh poshtë me fakte, por jo të bësh qenin që leh për të zonë.
      Më ka rastisur që të mos më binde Shkullaku për ndonjë mendim të hedhur në media dhe jam munduar që me mendimin tim ndryshe edhe ta kundërshtoj ate me argumentat e mija, ama nuk ka sepse ta sulmosh një gazetar me fjalë fyese, vetëm se ai nuk mendon si ti.
      Propogandat bajate politike me skenat teatrale të “dhimbsurisë” së madhe që përpiqet Rama të na i shesë, si të sinqerta, mund të mashtrohen vetëm naivët apo injorantët.

  6. O shkullak prandaj zoti te ka lene cyryk se ti e meriton nuk tha qe do ju mar ne shtepi por do ju shikoj dhe ate po ben ka ngritur shtetin ne kembe,por larot si ty qe shkruajne nga vilat e bukura ku jetoni me parate e vjedhura ketij populli me ndihmen e salihut,ti more pusht pse nuk the nje fjale per shtetin e salihut kur mbyti shkodren me uje dhe nuk demshperbleu asnje banor por vete antare pd

  7. SI Ram trecerekshi ashtu edhe ti o shkullak do ishte mir ta linit show-n tuaj te felliqur te pakten keto dit zie deri sa te filloj dhe te permiresohet sadopak situata. Jeni njerez shum te shpifur, qe edhe ne vdekje kerkoni kapital politik, pavarsisht nga situata apo halli qe na ka zen. Kesaj i thon; mir kali qe na ngordhi, po spo na len as mizat rehat. Rama, patetik e hipokrit deri ne neveri, edhe kesaj rradhe donte te perfitonte politikisht dhe nuk e respektoi heshjen e zise kombetare. Ky turp i ngelet vetem atij. shqiptaret e treguan per te disaten her se din te jen solidar dhe din te sillen si nje komb. rip per viktimat dhe ngushellime te afermeve. krenar per popullin, i turperuar nga politikanet. sapo te marrim veten, hapi rradhes, ne burg te gjith ata qe mbajn pergjegjesi per ndertime skandaloza te pa-kolauduara (oligark e pushtetar). Duhet te paguaj dikush per ato pallate qe ran si me qen prej kartoni, se ndryshe gjerat perseriten prap.

  8. Aq shume na kane percare sa as sot nuk rrini dot pa bere militantizem e tifozllek per keta hale. Mendoni si do shpetojme e te behemi bashke jo si te shqyejme njeri tjetrin. Keta i kane zgjidhur hallet e jetes. Ne kemi te pakten nje qytet te tere si Durresi qe ka dale jashte perdorimit. Kjo nuk do zgjidhet nese na do Rama si femijet e vet. Dhe kujt i plasi edhe sikur te na donte vertete. Por kam frike se nuk e ka te montuar sistemin e dashurise dhe te ndonje ndjenje fisnike apo patriotike. Vlera me e madhe kombetare qe ka me vete, eshte xhupi i kombetares se futbollit qe mban veshur. Per ne stadium mbase edhe shkonte

  9. Per cilin djale e ka fjalen? Per ate qe ia beri babai pusht (incest ne familje) apo per ate tjetrin qe ia beri shoqeria? Funderina te degjeneruara ne gen, brez pas brezi, qe beni te skuqet edhe boten e kafsheve, nga turpi.

  10. Qar kurajo keni more legenat e kuq paska veshur xhupin e kombetares dhe qenka simbol bashkimi eeeee hhhaaa sikur mendjen gjithnje e kemi tek futbolli eee turp more te mjere turp si us nxe goja more laskar ju jeni te nxire tek koka e deri ne kembe tutje rrace e ndyre sepse gjysh baba mama dhe motra e gjith fisi juaj e keni mendjen tek propoganda dhe kerveria rrac e degjeneruar pushoni per pak dit mo pushoni se ju me sa duket e nxitet dhe zotin sepse ai km maskarai si nuk e zuri ne goje keta 7 vjet njeher mo tutje rrace e degjeneruar.

  11. Me mire nuk e pershkruan dot kete menxyre mavi qe sjell ters e shkatarrim kudo shkel. Ka vjedhur milliona pa fund dhe turinjt i nxijne dhe nuk i qesh surrati per asgje, duket si 80vjec. Ktij as leku nuk i shko e nuk i ngjit.

  12. Rama me xhup Macron ndersa Kol Balla me xhup Moncler qe kushton duke filluar nga 1000 euro e siper. Rama e ka vendin ne burg.

  13. Pikërisht për abuzime të rënda politike e ka kritikuar me shumë vemd gazetari Shkullaku kryeministrin Rama. Mesa dij Shkullaku nak ka qenë asnjëherë antar i ndonjë partie politike por është marë gjithmonë me gazetari e ka mbajtur qëndrim kritik ndaj çdo qeverie.
    Ky është mision i gazetarit , që të dalë në krah të halleve të qytetarëve edhe të kategorisë suaj mendje tredhur, e nuk është të bërit politikë, por publiçistikë që ndryshon shumë nga propogandat mashtruese politike.
    Nëse ke këllqe të polemizosh me te për ato që ka shkruajtur, nuk të ndalon kush që ti hedhësh poshtë me fakte, por jo të bësh qenin që leh për të zonë.
    Më ka rastisur që të mos më binde Shkullaku për ndonjë mendim të hedhur në media dhe jam munduar që me mendimin tim ndryshe edhe ta kundërshtoj ate me argumentat e mija, ama nuk ka sepse ta sulmosh një gazetar me fjalë fyese, vetëm se ai nuk mendon si ti.
    Propogandat bajate politike me skenat teatrale të “dhimbsurisë” së madhe që përpiqet Rama të na i shesë, si të sinqerta, mund të mashtrohen vetëm naivët apo injorantët.
    Fjalia e përdorur nga Shkullaku edhe si titull : “Nuk duam që Rama të na dojë si fëmijtë e tij”, për ate që ka një fije inteligjence , po të analizohet me kujdes i thotë shumë gjëra.

  14. Sic ke shpirtin ashtu ke dhe fytyren o Shkulkar,fytyre zi me byth pule ne surrat,i vrare lije dhe ha fjalet kur flet.Na eshte si Marksi ose Rama ,me mjeker pa lare dhe vjen ere.Edhe kur i shoh emri vjen ere ne kompjuter.

  15. Nje te lumte per artikullin ; i poshter i ulet deri ne tragjedi; rreshtimi i mungeses se mjeteve per te perballuar e menaxhuar situaten tregon pseudo shtetin qe deshti te ndertoj ky Neron i kohes moderne qe qan si qau Néroni per Romen pasi i vuri flaken ; dhe per keta laperat qe fyejn gazetarin pse ai argumenton?!! Kush ka duf e mllef asht e qart ! Posht rama

  16. Posht Rama por termeti nuk pjerdh per politike.Kudo ne bote termeti eshte katastrofe ndersa Tek NE eshte I Rames.Loqe Shkullak,je karagjoz dhe fshatar.

  17. Po nuk ka faj trecerekshi kur ju qu kazan.

    Pyetja e Balles ishte per te pa ndonje diferencim ne lidhje me me te fejuaren e Gregut. Pergjigja ishte qe i kam te gjithe si Gregu….

    Ky gomori e nxjerr nga kontesti dhe shkruan ket pacavuren me siper me asnje kerkese konkrete per llogari.

    Mer idiot! Bota eshte ktu ku eshte se ka ca rregulla te shkruajtura me gjak, rregulla qe kane te bejne me:

    Kodin e ndertimit
    Inspektimet
    Masat ndeshkimore
    Sigurimi i prones
    lista vazhdon me faqe…… ka kaq vjet qe ne Shqiperi helmohen nxenes, mbyten dasmore, permbysen autobuse e vriten kalimtare, digjen e permbyten shtepi

    Une skam pa e as degju qe te mbaje pergjegjesi ndonje nepunes i inspektoriatit te shendetesise, bashkise, inspektoriatit rrugor, kapitenerise…. apo qe shoqerite e sigurimeve mos leshojne vetem letra me ia tregu policise, po te paguajne nje me nje ne rast demi.
    Shkullak kari! Ne rastin e hurrikanit Katrina shoqerite e sig. paguan 450miliarde dollare, ndersa ne AL shofin te gjithe nga shteti. nejse militanti kokesepsh nuk bohet njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *