• |
ide | kryesore

Shorti Euro 2020/ Ferri është grupi F: dy kampionët e fundit të botës, ata të Europës e ku mund të përfundojë Kosova

F1, Sport



Është hedhur në Bukuresht shorti për fazën e grupeve të Euro 2020, që ka rezultuar me shumë fat për Italinë, por jo dhe aq për Kosovën, gjithnjë nëse skuadra e Challande do të arrijë të kualifikohet përmes playoff të Nations League. Skuadra e Mancinit e përfshirë si kokë grupi në atë A, kanë gjetur kundërshtarë Zvicrën, Turqinë e Uellsin, me avantazhin që do ti luajë të gjithë ndeshjet përpara publikut të shtëpisë në Olimpico të Romës.

Janë evituar kështu Portugalia e Franca, që kanë përfunduar së bashku me Gjermaninë në Grupin F. Një Ferr i vërtetë aty, me dy kampionët e fundit të botës, ata të Europës, e ku mund të përfundojë edhe Kosova. Në fakt, skuadra e Challandes mund të përfundojë edhe në Grupin C, shumë më të pranueshëm në krahasim me atë F, por është në varësi të skuadrave të kualifikuara përmes playoff, për shkak të ndasive territoriale dhe divergjencave politike.

Janë formuar kështu 6 grupe nga 4 skuadra: dy të parat e cdo grupi dhe katër të dytat më të mira, do të plotësojnë më pas kuadrin e 1/8 të finaleve. Nuk është vetëm një vend pritës, kështu që qytetet që do të mirëpresin garat janë 12: Londra, Dublini, Roma, Mynih, Baku, Shën Petersburgu, Budapesti, Bukureshti, Amsterdami, Bilbao, Gllasgou, Kopenhagen. 20 kombëtareve që janë kualifikuar do ti shtohen edhe katër të fundit, që do të përcaktohen nga ndeshjet e playoff, që do të zhvillohen nga 26 në 31 mars 2020.

Kampionati Europian do të nisë më 12 qershor, në orën 21:00 në Romë dhe faza e grupeve që do të përfshijë një maksimum prej katër ndeshjesh çdo ditë, do të përfundojë më 24 qershor. Që nga 1/8-at ekipet do të përballen në ndeshje të vetme direkt, të cilat do të përcaktojnë kualifikimet në fazat e tjera. Finalja e Europianit do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës.

GRUPET E EURO 2020
GRUPI A (Roma, Baku)
– Turqi
– Itali
– Uells
– Zvicër

GRUPI B (Shën Petersburg, Kopenhagen)
– Danimarkë
– Finlandë
– Belgjikë
– Rusi

GRUPI C (Amsterdam, Bukuresht)
– Hollandë
– Ukrainë
– Austri
– Fituese e Playoff A (vetëm nëse është Rumania) ose D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi)

GRUPI D (Londwr, Gllasgou)
– Angli
– Kroaci
– Fituese e Playoff C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael)
– Republika Çeke

GRUPI E (Bilbao, Dublin)
– Spanjë
– Suedi
– Poloni
– Fituese e Playoff B (Bosnja /Sllovaki/Irlanda/Irlanda e Veriut)

GRUPI F (Mynih, Budapest)
– Fituese Playoff A (Islandë/Bullgari/Hungari) ose D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi)
– Portugali
– Francë
– Gjermani



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *