• |
ide | kryesore

Rekordi i padëshiruar i Liverpool: dy ndeshje në 24 orë, 5500 km distancë

Sport



Liverpool është gati të futet në histori edhe pse… nuk do të donte! Për shkak të kalendarit shumë të ngjeshur e mungesës së alternativave, skuadra e Jurgen Klopp do të jetë e detyruar të luajë si Botërorin e Klubeve, ashtu edhe cerekfinalen e Carabao Cup kundër Aston Villa në harkun e 24 orëve. Reds, në fakt, dp të jenë të impenjuar në gjysëmfinale në Katar në 18 dhjetor e kundër Villans në 17: në kupën e Liga do të rreshtohet një skuadër e formuar nga vetëm të rinj.

Vendimi ka ardhur që në fillim të nëntorit, pasi Klopp kishte kërcënuar të tërhiqte skuadrën nga Carabao Cup, duke u ankuar për kalendarin. Pastaj në lojë u futën diplomacitë që nuk kanë mundur të evitojnë impenjimin e dyfishtë në 24 orë, e rreth 5.500 km distancë, port ë paktën kanë siguruar pjesëmarrjen e dy skuadrave njëkohësisht në të dy kompeticionet.

Kjo është komunikata që klubi ka publikuar në 5 nëntorin e kaluar: “Liverpool Football Club mund të konfirmojë që cerekfinalja e Carabao Cup me Aston Villa do të zhvillohet të martën në 17 dhjetor 2019 – lexohet në një komunikatë – Për rrjedhojë, do të përdorim dy skuadra njëkohësisht, me një formacion që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube FIFA në Katar e një tjetër në Carabao Cup. Klubi dëshiron të theksojë se, edhe pse ky nuk është skenari ideal ideal, bëhet fjalë për një rezultat të arritur në interes të kompeticionit, klubit e ne vetë, si faktori i vetëm motivues. Duam të falenderojmë EFL për përpjekjet e tyre në gjetjen e një zgjidhje e mund të konfirmojmë se janë diskutuar data alternative, por në fund asnjë nuk është konsideruar e përshtatshme pa kompromentuar programacionin e turneut vetë ose të vendoste në provë të vështirë skuadrën tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *