• |
ide | kryesore

Merret vendimi me burg për reperin

Paparazzi, Slider



Reperi Tekashi 6ix9ine u dënua me dy vite burg për krimet e tij gjatë periudhës kur ishte pjesë e një bande kriminale dhe të dhunshme. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, u shpall fajtor për veprat e kryera në lagjet e Nju Jorkut.

Fillimisht, 23-vjeçari i mohoi akuzat, por më pas bashkëpunoi me drejtësinë duke dhënë informacione mbi anëtarët e tjerë të bandës, gjë që ndikoi për të marrë një dënim të reduktuar.

Ai qëndron në burg prej 13 muajsh, të cilat do të llogariten në dënimin total.

Tekashi 6ix9ine pritej që të dënohej nga 47 vite deri në burgim të përjetshëm, por pas marrëveshjes ai do të lirohet në nëntor të 2020-s. Veprat kriminale të 6ix9ine përfshinin përdorim të armëve, sulme të rrezikshme, vjeshje e përsëritur, zhvatje dhe komplot për vrasje.

Ai ishte pjesë e Nine Trey Gansta Bloods, një bandë e dhunshme, e cila vepronte si një “ndërmarrje kriminale”. Nine Trey Gansta Bloods kryenin plaçkitje, sulme në Manhattan e Brooklyn, shantazhe, ushtronin dhunë, shpërndanin drogë dhe organizonin komplote për vrasje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *