• |
ide | kryesore

Tottenham humb e ai ndërron fanellën: tradhëtia e tifozit të Spurs bëhet virale

Sport



Skuadra që fiton nuk ndryshohet. E nëse nuk fiton? Në atë rast duhen stabilizuar prioritetet. Nëse dashuria për ngjyrat është shumë e fortë, atëherë më mirë të rrinë bashkë, në të mirë e në të keq. Përndryshe, pavarësisht se është një gjest që një tifoz “i vërtetë” e dënon, mund të ndryshosh skuadër. Sigurisht është e komplikuar ta bësh në mes të një ndeshje, por si rrëfen The Sun, në botën magjike të Premier League ndodh edhe kjo. E një tifoz i ri sapo është bërë i famshëm, si simboli absolut… i tradhëtarëve të topit.

Tabloidi britanik ka publikuar disa foto që tregojnë një tifoz gjatë ndeshjes mes Tottenham e Chelsea. Djaloshi i ulur në tribunën e stadiumit të ri të Spurs mban fanellën me numrin 7, atë të Heung-min Son. Koreano jugori pati idenë e keqe të ndëshkohej ma kerton të kuq e Tottenham, me 10 lojtarë, nuk arriti ti imponohej Chelsea.

Atëherë për të qenë i lumtur dhe jo i dëshpëruar si tifozët e Spurs, djaloshi vendosi të heqë fanellën e Son, që deri në atë moment e mbante me krenari. E nën atë të Tottenham, fanella kishte ngjyrë tjetër e numër tjetër: ishte ajo blu e Chelsea e numri “8 Lampard”. Ky transformim futbollistik nuk i ka shpëtuar The Sun, që e bëri tradhëtarin të famshëm në cast…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *