• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Rrahmani firmos me Napoli, por qendron në Verona

Sport



Napoli ka konfirmuar zyrtarisht blerjen me titull përfundimtar të përfaqësimeve sportive të Amir Kadri Rrahmani, i cili është xhiruar në huazim tek Verona, klub me të cilin kosovari luante deri tani, deri në 30 qershor 2020. Kështu, qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën verdheblu, ku po bën shumë mirë, e më pas në verë do të vishet i kaltër.

25 vjecari, që ka luajtur në karrierë edhe me Partizanin, shihet si lojtari që mund të zëvendësojë Koulibaly, për të cilin oferta e PSG mund të jetë e parezistueshme. Napoli jep kështu një tjetër shenjë të rinovimit total, pas blerjeve të mesfushorit gjerman Diego Demme e atij sllovak Stanislav Lobotka, që kanë mbërritur respektivisht nga Leipzig e Celta Vigo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *