• |
ide | kryesore

Dybala frikëson Juventus: “Qendrova prej Sarrit, në të ardhmen të shohim”

Sport



Paulo Dybala në versionin 2019-2020 është ndoshta një prej më të mirëve që janë parë me fanellën bardhezi, por në verë largimi i tij nga Torino ishte fare pranë. Për fatin e Juventus nuk ndodhi kështu e tani Joya èështë një nga kolonat e skuadrës së Sarri. Pavarësisht ndonjë pakënaqësie në momentin e zëvendësimeve… “Isha pranë largimit në verë. Ishte në mendimet e klubit dhe e dija. Prita deri në minutën e fundit, por tani jam këtu dhe jam i lumtur. Ardhja e Sarri më ka ndihmuar sepse ai donte shumë të qendroja”, ka thënë Joya për The Guardian.

Dybala është i lidhur me Juventus deri në qershor 2022, por për rinovimin nuk ka ende qartësi. E ardhmja? Kam dy vjet kontratë, që nuk janë pak, por as shumë. Të shohim cfarë planesh ka Juventus, nëse do të dojë të më mbajë apo jo. Është vendimi i tyre. Vështirë ta thuash tani, gjërat ndryshojnë në një cast…”, ka përfunduar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *