• |
ide | kryesore

Vajza e Steven Spielberg deklaron se do të bëhet pornostare

Paparazzi, Slider



Mikaela Spielberg, 26 vjeçe, vajza e kineastit legjendar Steven Spielberg dhe gruas së tij aktore Kate Capshaw, zbuloi se do të nisë të publikojë video pornografike.

Në një prononcim për The Sun, Mikaela tha se shpreson të gjejë punë si kërcimtare deri sa të marrë licensën si striptiste. Vajza e regjisorit të “E.T.” qartësoi se i njoftoi prindërit mbi vendimin e marrë përmes një videotelefonate fundjavën e shkuar. Mikaela pranon se ka vuajtur nga ankthi, depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit kur ishte më e vogël, kryesisht ngaqë u dërgua me shkollë larg shtëpisë. Por sipas saj, fajin s’e kanë prindërit.

“Nuk është faji i prindërve të mi,” thotë Mikaela, që u adoptua nga Steven dhe Kate kur ishte foshnjë. “S’kishin nga ta dinin.” Teksa rritej dhe fitonte më shumë vetëbesim, Mikaela thotë se “u lodh nga pamundësia për të kapitalizuar trupin e saj.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *