• |
ide | kryesore

Nën tingujt e “Bareshës”, Festim Isufi prazantoi koleksionin e tij në Javën e Modës në Paris

Paparazzi, Slider



Një stilist shqiptar ka prezantuar krijimet e tij “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.

E kemi fjalën për stilistin Festim Isufi i cili prezantoi koleksionin me 20 krijimet e tij klasike mes të cilave fustane mbrëmjeje, kostume elegante dhe jumpsuit.

Sfilata u mbyll me fustanin magjepsës te nusërisë nën tingujt e këngës “Baresha” në kujtim të ikonës së muzikës sonë, Nexhmije Pagarusha.

“Indeks online” shkruan se kjo këngë kjo i emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit e huaj dhe shqiptarë.

Përveç stilistëve të huaj, në sfilatën e Isufit ishin të pranishëm Armina Mevlani dhe Orinda Huta, Ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi dhe bashkëshortja e tij Jeta Abazi Gashi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *