• |
ide | kryesore

Heidi Klum mund të jetë e infektuar me coronavirus

Paparazzi, Slider



Heidi Klum, është e shqetësuar se mund të jetë infektuar me Koronavirus pasi është sëmurur gjatë kohës që ishte në xhirimet e America’s Got Talent.
Në një postim të fundit ajo shprehet se asnjë mjek nuk ka qenë në gjendje ta përcaktojë nëse vërtet ka Koronavirus.

46-vjeçarja shprehet se ka qenë në Pasadena, California për të filmuar konkursin e talenteve, në një video në Instagram ku shfaqej e shtrirë në shtrat ditën e premte.

Gjithçka nisi me një ftohje më pas me ethe dhe kollë, rrufë dhe ajo thjesht nuk ndihej mirë, ndaj ka qëndruar në shtëpi gjatë kësaj periudhe për të mos infektuar asnjë person tjetër.
“Shpresoj të jetë thjesht një ftohje, unë do të doja të bëja testin e Koronës, por thjesht këtu nuk ka teste. Kam provuar me dy mjekë të ndryshëm dhe thjesht nuk kanë bërë gjë”, tha modelja.
“Qëndroni të gjithë të sigurt, rrini në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë”, ishte mesazhi i saj i fundit.
Lajmi vjen një ditë pasi aktori i famshëm Tom Hanks konfirmoi në llogarinë e tij në Instagram se ai dhe bashkëshortja, Rita Wilson, ishin infektuar nga Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *