• |
ide | kryesore

Tronditet tenisi, Roland Garros do të shtyhet, rrezikon Wimbledon

Sport



Koronavirus godet edhe tenisin në kompeticionin e saj më prestigjoz. Roland Garros 2020 do të luhet nga 20 shtatori në 4 tetor. Turneu i famshëm i Parisit, i dyti slam i sezonit në dhe të kuq, ishte programuar nga 24 maji në 7 qershor, por është shtyrë zyrtarisht për shkak të emergjencës koronavirus. Dridhen gjithashtu edhe Internazionali d’Italia e Romës, parashikuar nga 4 në 17 maj e Wimbledon (29 qershor-13 korrik), ndërsa Masters Series e Montecarlo 2020 është anulluar tashmë.

Një revolucion i vërtetë për tenisin: në këtë pikë Roland Garros do të luhet një javë pas Us Open, slam në beton në Neë York, që është parashikuar nga 24 gushti në 13 shtator. Në rrezik për tu shtyrë është sigurisht edhe turneu i Foro Italico të Romës, takimi historik i parapërgatitjes për Roland Garros.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *