• |
ide | kryesore

Icardi e Psg, luftë pushteti: Inter dridhet për 70 milionët e shpresuar

Sport



Mauro Icardi një vit më pas është ende një problem për Inter. Duhet të jenë këto, në planet e Psg – e për pasojë edhe atyre zikaltër – ditët në të cilat klubi parisien duhet të mblidhej për të marrë një vendim mbi të drejtën e blerjes së sulmuesit: mesi i marsit, fillimi i prillit, pa pritur të afrohet dead line i 30 qershorit për një ushtrim përparësie prej 70 milionë euro. Gjithcka është e ndaluar, do të flitet më vonë, por paqartësia mbizotëron dhe Inter nuk e di se me cfarë do të ketë të bëjë kur francezët të marrin një vendim.

Nga shkurti, deri në ndërprerjen e kampionatit ka qenë një kalvar i vërtetë: pesë pankina radhazi, gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit zyrtare mes kampionatit e kupave përpara ndalesës. Kështu, Icardi përfundoi në fund të hirarkisë së Psg, tekniku Tuchel vendosi të bëjë pa të. Maurito të paktën e ka një alibi. Mbeti “viktimë” e një lloj lufte për pushtet mes teknikut Tuchel e drejtorit sportiv të Psg.

Inter shpreson që muaji i shkurtit – kur të rinisë sezoni – të harrohet sa më shpejt. 70 milionë vlejnë një plusvalencë shumë të rëndësishme, me një impakt të madh në bilanc: sa për të krijuar një ide, faturimi i fundit i Inter është 417 milionë, duke futur edhe plusvalencat, kështu që lamtumira e Icardi vlen 1/6 e totalit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *