• |
ide | kryesore

Menaxheri i Lukakut rrëfen prapaskenën: “Nëse sot është zikaltër, vetëm se Paulo nuk shkoi tek United”

Sport



Me futbollin të ndaluar për shkak të emergjencës koronavirus, nga menaxheri i agjentit të Romelu Lukaku vjen një zbulim mbi tratativën e transferimit të sulmuesit belg nga Manchester United drejt Italisë, që mund të mos i pëlqejë aspak tifozëve të Inter, që në këtë rast rezultojnë zgjedhja e dytë e shtatlartit.

Pikërisht kështu, sepse sipas asaj që bën të ditur menaxheri i lojtarit, negociatat ishin pothuaj të përfunduara me Juventus, nëse dicka nuk do ta ndalonte në fund. “Nëse sot Lukaku po mban veshur fanellën e Inter është vetëm sepse Paulo Dybala nuk donte të shkonte tek Manchester United – ka shpjeguar Federico Pastorello për Sky Sport -. Ngrohtësia e tifozëve të Inter bëri pastaj diferencën”.

Tratativa mes Lukaku e bardhezinjve është prishur për “fajin” e Dybala. Kjo të paktën në nivel numerik e ekonomik. Kalimi i sulmuesit belg tek zikaltrit, në fund, u kompletua edhe në lidhje me disa konsiderata të tjera të bëra nga i interesuari direkt: “Romelu dëshironte të largohej nga Premier e vdonte të transferohej në një klub ku të ndiente se e donin – ka shpjeguar Pastorello -. Ai ka ndjerë menjëherë ngrohtësinë e tifozëve të Inter, në krahasim me atë të Juventus, e kjo bëri diferencën”. “Ardhja e Lukaku tek Juve do ti kishte pëlqyer shumë tifozëve, por për Inter blerja e tij përfaqësonte shumë më tepër, pas ardhjes së Antonio Conte e dëshirës për të hapur një cikël fitues – ka saktësuar menaxheri i belgut -. E ai këtë gjë e kuptoi menjëherë. Tek Inter e ndjeu se e donin – përfundoi Pastorello -. Conte ka bërë shumë presion mbi shoqërinë për të patur lojtarin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *