• |
ide | kryesore

Rrëzimi i Albinit, triumfi i një modeli

-Instant, 2, Ide



Kush e ka ndjekur trajektoren e shkurtër të këtyre pak ditëve të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës, nga marrja e detyrës e deri tek rrëzimi i telekomanduar mbrëmjen e së mërkurës, ka konstatuar kontrastin e tmerrshëm mes tij dhe një kapice politikanësh në dy anët e kufirit, që janë të gatshëm të zvarriten në çdo batak kulisash e të pranojnë çdo nëpërkëmbje, vetëm për të mbajtur pushtetin.

Lexo më tej:

Rrëzimi i Albin Kurtit ndan ShBA nga BE/ Dy vështime kontadiktore për dialogun me Serbinë

Në dekadat e fundit kemi përjetuar mutacione integriteti dhe deformime personalitetit të shkaktuara nga pushteti, të njëjta me ato të viruseve që duan të mbijetojnë duke rrënuar jetët e njerëzve. Pavarësisht vullnetit të qytetarëve, ne kemi parë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, se si zhvlerësohej vota e tyre nga kryqëzimet hibride mes partive që deri dje urreheshin dhe fara e sundimit papritur i bënte bashkë. Akuzat për vjedhje, vrasje, krime etj, e që shkonin deri tek shtretërit familjarë, papritur mbylleshin në arkiva përballë joshjes nga torta e pushtetit. Për vite e vite, vota kontrabandohet duke e futur në një krizë të thellë demokracinë e brishtë përfaqësuese, në emër të një grushti njerëzish që ekzistencën e tyre e kanë të lidhur vetëm me karriken ku vegjetojnë pa prodhuar asgjë të mirë për qytetarët e tyre.

Albin Kurti mund të kishte pranuar kompromis edhe me Hashim Thaçin, ai mund të mos i përjashtonte partitë e PAN nga një koalicion i mundshëm që mund ta mbante kryeministër. Ai mund ti thoshte edhe Rickit: “sir yes sir” dhe të vinte firmën mbi një akt që s’dihet se ku mund ta çojë Kosovën. Madje ai mund të mos i kthente mustaqet e Veliut në mustaqe të Çelos dhe të përtypte në heshtje nënshtrimin nga partneri qeverisës për të ruajtur pozitën e të parit dhe për të mbaruar punët e veta. Mund ta përkthente koalicionin qeverisës në koalicion të posteve dhe interesave duke ndarë pjesën e përfitimit që të gjithë të mbeteshin të kënaqur. Mirëpo Albin Kurti e kishte lexuar ndryshe votën e 6 tetorit.

Mocioni/ Kurti: Duan të më rrëzojnë, ata që kanë plan të gatshëm për ndarjen e Kosovës

Mijëra e mijëra njerëz që votuan për të dhe Vjosa Osmanin, votuan pikërisht për t’i dhënë fund pazarit të vjetër që nga kutitë nxjerr të njëjtin mall të skaduar, pavarësisht nga ajo që ke zgjedhur në vitrinë. Kurti mund të ishte zvarritur, siç kanë bërë të gjithë, për të garantuar numrat që do e mbanin në pushtet, mirëpo në dilemën për të qënë një nga ata, apo një model i ri i ndryshimit, ai zgjodhi të dytën.

Politikanë si Kurti e Osmani, janë adn-ja e pamodifikuar e atyre politikanëve që pushtetin e konsderojnë si një mjet për të arritur një qëllim dhe jo si qëllim në vetvete. Dhe qëllimi i këtij binomi në fushatën e fundit elektorale, ishte pikërisht ndryshimi i këtij modeli të politikanit. Të modelit të shpifur që harron çdo premtim pasi merr votat, që nuk e ka për gjë të tradhëtojë besimin e votuesve, që pranon çdo përdhunim personaliteti vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin- qëllimin ekzistencial të qënies së tij.

Në këtë kuptim, përballja e drejtpërdrejtë me një rrëzim të telekomanduar, ishte e mira më e madhe që qeveria 50 ditore e Kurtit, i bëri shoqërisë kosovare.

U rrëzua një qeveri, por mbijetoi një model. Çdo veprim tjetër i Kurtit mund të ishte mbijetesë për të, por triumf i virusit që do të vinte përfund çdo qelizë të shëndetshme të shoqërisë. Ai nxorri në pah hipokrizinë e fosileve të LDK dhe një pjese të elitave e mediave të Kosovës, që bërtisnin për ndryshim dhe kur ky ndryshim u erdhi tek dera u lemerisën si virusi nga vaksina. Sepse ata nuk mund të mbijetojnë dot në një terren të shëndetshëm, ku meritat ndahen sipas punës, fuqia sipas votës dhe të mirat sipas aftësisë. Të gjithë u bënë bashkë nën thirrjet “Amelika, Amelika”, për të fshehur kokën në zallin e paaftësisë dhe molepjes së tyre.

Rrëzimi i Albin Kurtit, është një shans më shumë që shoqëria kosovare të reagojë ndaj të keqes që tenton t’i marrë frymën. Albini i vetë shkoi i qetë drejt këtij fundi, jo sepse është i sigurtë në fitoren e ardhshme, por sepse motivi i qënies së tij politike nuk qënka dhe nuk është pushteti me çdo kusht. Ndoshta kjo e bën modelin e tij të jetë i frikshëm për të tjerët, edhe kur është i rrëzuar.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Vertet qe Kurti ndenji 50 dite por beri 100 dite per ta krijuar qeverine.
    Kurti ka marre 26% te votave
    Kurti ishte qiraxhi ne shtepi te vet.
    Kurti ecte si ushtar,vepronte si ushtar dhe Mendon si ushtar.
    Kurti kurrre nuk Mendon si Gjeneral.
    Kurti ngeli deri ne fund egoist dhe mendjemadh konservator
    Kurti kujton se I dhane lugen dhe thiken qe te hante Torten e gatshme.
    Kurti harron me kryesoren:
    Liria e dhuruar nuk eshte e lire.
    The freedom it’s not free.
    E plot te tjera me molotov.

    1. Kush ia dhuroi lirine kosovareve?
      A mos UÇK ishte amerikane apo franceze a kineze?????

      Ku jeton ti ne Beograd apo Moske????

      Na çatë k@rin megjithe 3 bolet me kete “lirine e dhuruar”, o injorante apo bolshevike sllavofile qofshi!

    2. Ka ardhur dita qe derrit t’i themi derr dhe dajes, daj! Kosoven e cliroi kantata ne laminor, “per kallash e mitraloz” e ADEM JASHARIT & 76 deshmoreve te familjes se tij, 36 varreve ne oborrin e shtepise se RAMUSH HARADINAJT, te 3000 deshmoreve te UCK dhe 10000 viktimave civil te pa armatosur, perrallat me NATO, SHBA, dreq e shejtan, jane thjesht PR, filma hollywood-i. Po te ishte per ameriken, Slloboda do te pritej ne White House, sic pritet ministri i tij i propogandes dje, Vucici i sotem. Nese amerika ka interesa ne rajon, atehere le t’i mbroj interesat e saj duke vepruar ne dem te serbeve qe i ka (armiq) dhe jo ne dem te shqiptareve qe e kane ameriken “partner strategjik, mike te perjeteshme, sic deklaronte nje burre, me shall grash ne qafe”. Ne kemi 30 vite qe na ka zene belaja me ameriken “partnere strategjike” por sic po duket korona do t’i vij hakut, mikes tone. Fox news, njoftonte te gjithe mjeket e huaj, qe kerkojne te kontribojne kunder korones ne amerike, te paraqiten ne ambasadat dhe konsullatat amerikane, neper bote! Po u cuan zezaket, atehere puna behet keq!
      Nese amerika, kerkon qe t’i fali territore te Kosoves, Serbise, une propozoj qe amerika, t’ia jap Texas-in, Vucicit, sepse ata kane territore pafund, 10 milion km.2, ndersa Kosova, eshte vetem 10 mije km.2.

  2. ALBINI BERI NJE GJEST BURREROR DHE TE DENJE ,NUK E VAZHDON ATE POST ME PLOT TE DREJT DHE INTEGRITET ,JA DHA NJE SHEMBULL EDI RAMES SE KARRIGA E PUSHTETIT ME QDO KUSHT NUK JA VLEN ,I VETMI NJERI I GEZUAR SI DUKET ISHTE YMER GELBAZA KELLIRA DHE FRROK CUPI,2 SURRATET ME TE SHEMTUAR NE KETE PLANET DHE BYTHLEPIRES TE EDI RAMES ,DHE MOS TE HARROJM NJE FAKT SE KETA 2 SURRAT PRISHURIT E KAN LEPI NE BYTH EDHE SALI BERISHEN,POR DOKTORI O SHQELMOJ SI ZAGAR PERJASHTA

  3. Shkullak qeke gjalle.Dikush tha qe je bere keshilltari I Thacit,pastaj I Haradinukut dhe ne fund keshilltari i famillise se fshati.
    Pika Kosoves qe ka Rene ne doren e ketij sharrlatani injorant.
    Me mire shko dhe mil pulat e Bashes.

  4. Modeli Albin Kurti eshte nje risi ne politiken shqiptare. Shembulllin e tij nuk e ka ndjekur deri me sot asnje nga sharlatanet e keqperfolur te politkes. Pavaresisht se e rrezuan me lloj-lloj marifetesh dhe intrigash, boja e te cilave do dali shume shpejt, Albini i qendroi pa u lekundur deri ne fund premtimit qe u dha votebesuesve dhe per kete meriton vleresim sa me pozitiv.

    Kesaj here fituan grate e liga. Fituan si Pirrua. Le te shohim se sa gjate do e gezojne fitoren.

  5. JUVE DHORI KULE ,JUVE VETEM MUND TA TESTONI ME LLAP NE BYTH MOS ARMAND SHKULLAKU DHE ANDI BUSHATIT I KA KAP BARKU ME DIAHORREA,DHE PASTAJ IK DHE PUTHE MERO GELBAZEN DHE SOKOL BALLEN

  6. Lexova nje shkrim per virusin 19 qe ne spanje qeka rrit,qe ne amerike dhe itali qeka shume keq,por Shkullaku a e di kete gje?
    Shkullaku para ca kohesh mori nje medalje trimerie (nga hic)nga Thaci(ishte veshur dhe me papion fshati),pse nuk na thote asgje per kete metal te cmueshem qe ka marre?
    A e dine vellezerit kosovare qe ka nje Shkulak qe ben namin ne hale duke mbrojtur me dy gishtaVV nga mbrapa.
    E mjera kosove qe ka rene ne dore te ketij strategu nderkombetar.

  7. Lesh lesh shkullako
    Deri diku keto qe thua mund te jene te verteta. Megjithese ne nuk e dime sa e vertete eshte qe i paskan kerkuar ne amerike ‘nenshkrimin e mareveshjes se ndarjes se kosoves’. Keto tingellojne me shume si shfrime patetike dhe mungese argumentash reale.
    Por prae ti o shkullak ne menyre tinzare nuk merresh me anen tjeter te medaljes. qe smjafton te besh politike duke thene qe jam i pakorruptuar. politika do me se shumti durim, balance, gjakftohtesi dhe nuhatje. Kurti me duket tip i paduruar, qe beson se vec ai ka te drejte, i paafte te bej vetem beteja qe mund ti fitoje, intransigjent dhe joelastike. keto jane tiparet e politikaneve jetegjate. per fat te keq kurti ka nje prerje ballkanike dhe jo stof perendimor. kaq plako. tjerat jane folklorizma boshe qe ti i shet per argumenta.

  8. Nje gje te vertete e te paster ka ne mutsihanen e politikes kosovare: Modeli moral politik i Albin Kurtit. Ju siguroj se do jete objekt i frymezimeve te shqiptareve. Me ne fund pame drite ne fund te tunelit!

  9. Kurti, kryeministri kukull gjermanofon i rrezoi projektin por jo te ardhmen Berlinit. Per ato qe flasin per territor e komplote, kjo eshte patetike. Kosova pa u njohur nga Serbia nuk do kete status nderkombetar. A thia sikur Kosova ka 200 vjet pavaresi. Ka nje liber te Prof. Arben Puto lidhur me pavaresine e 1912 te Shqiperise. Lexoni per memorandumet e Ismail Qemalit ne lidhje me Kosoven, Mitrovicen e Veriut. Pastaj hajdeni e flisni apo shkruani per patriotizem.

  10. Bravo ,analize e sakte ,
    Para ca ditesh ne nje debat ne open ,mes Andi Bushatit dhe nje tjetri qe as emrin sja mbaj mend, ai tjetri shprehej .
    Albini duhej ta gelltiste kte apo ate se ne politike kto jane normal ect.
    Po ktu eshte problemi i Albinit me politikanet aktuale ktej e andej kufirit.
    Nuk ja ka gelltite dhe mesa duket nuk do tja gelltise kujt …
    Jau ka lene Kurvave gelltitjen.

  11. Bravo Shkullak,
    analize e sakte dhe ne sinkron te plote edhe me Prof Qosen .
    Sic e tregojne edhe reagimet e disave ketu Edi Rama me mjeshteri si askush tjeter po ushqen nje fryme te re qe ne fakt dallon nga ajo qe shpesh perdorin autoritarucet, populizmi, Ai po shfrytezon dhe po perhap me mjeshtri LLUMIZMIN.

  12. Kam qene disa here ne Kosove,nje gje me ka rene sy , te gjithe kudo ,ne hotel,ne byrektore,ne rrojtore,ne restaurant,ne shkolle te gjithe shanin njeri tjetrin….´´´´spiun i serbeve¨¨.
    Shpif shpif sa edhe kasapi qe mezi flet eshte spiun i serbeve.

  13. Ka ardhur dita, qe derrit t’i themi derr dhe dajes, daj! Kosoven e cliroi kantata ne laminor, “per kallash e mitraloz” e ADEM JASHARIT & 76 deshmoreve te familjes se tij, 36 varreve ne oborrin e shtepise se RAMUSH HARADINAJT, te 3000 deshmoreve te UCK dhe 10000 viktimave civil te pa armatosur, perrallat me NATO, SHBA, dreq e shejtan, jane thjesht PR, filma hollywood-i. Po te ishte per ameriken, Slloboda do te pritej ne White House, sic pritet ministri i tij i propogandes dje, Vucici i sotem. Nese amerika ka interesa ne rajon, atehere le t’i mbroj interesat e saj duke vepruar ne dem te serbeve qe i ka (armiq) dhe jo ne dem te shqiptareve qe e kane ameriken “partner strategjik, mike te perjeteshme, sic deklaronte nje burre, me shall grash ne qafe”. Ne kemi 30 vite qe na ka zene belaja me ameriken “partnere strategjike” por sic po duket korona do t’i vij hakut, mikes tone. Fox news, njoftonte te gjithe mjeket e huaj, qe kerkojne te kontribojne kunder korones ne amerike, te paraqiten ne ambasadat dhe konsullatat amerikane, neper bote! Po u cuan zezaket, atehere puna behet keq!
    Nese amerika, kerkon qe t’i fali territore te Kosoves, Serbise, une propozoj qe amerika, t’ia jap Texas-in, Vucicit, sepse ata kane territore pafund, 10 milion km.2, ndersa Kosova, eshte vetem 10 mije km.2.

  14. A ka ndonje gje te re se me Kurtin patriot pordhac e morem vesh.Jarge nga goja nxirrte vec per karrike.
    E hoqen me 82 vota,aq eshte dhe besimi.
    Kurti Mori 26% te votave dhe ldk 25.9% ,

  15. Ore pse duan ta qesin keto qe amerikanet kan dash te ndajn kosoven dhe ca lidhje ka heqja e takses me copetimin e kosove. Deri tani sa dihet eshte qe te gjithe aktoret kan qene per heqjen e takses. Mos e heqja e takses ishte thejsh nje gabim i atj boles sepse taksen nuk e vuri ai por te tjere. Edhe amerikanin jo yes sir po edhe ti thoni thank you sir. Ore po ca trapin bo si patriota ju ja qifsha jeten, ore e shikoni ju qe ne edhe kosova jena vendet me vk te ballkanin e europes. Po se ka as fajin as serbi as malazezi as greku por kto politikane qe na udheheqin qe gjejn popull te lodhur e i mbushin mendjen qe jena bijt e perendise. Ne momentin qe do ulim koken e te perqendrohemi te arsimi e puna atehere do behena europjan. Tani jena ca vk qe mendojm se jena me te zotet e me te miret e botes.

  16. Humbja nuk është gjithmonë humbje, siç nuk është as fitorja fitore. Rrëzimi i Z. Kurti është një rënie për t’u ngritur fuqishëm në ditët në vazhdim. Qëndrimi i tij është për t’u admiruar. Në përballje me ca politikanë arrivistë, pragmatistë pa moral dhe makiavelistë të paturpshëm, ai , vërtetë, u rrëzua përkohësisht, por fitorja e palës tjetër është qellim i mbrapshtë dhe në dëm të kombit. Aspak në kohë përshtatshme. Fundi i këtyre lloj politikanësh, duhet të jetë i turpshëm dhe ky do të jetë çmimi që do të paguajnë. Uroj që kjo të bëhet realitet sa më shpejt. Z. Kurti është modeli që i duhet Kosovës dhe Shqipërisë. Të tjerët shikojnë vetëm interesin e tyre, por jo të popullit. Këtu qëndron mëkati, që i çon në ferr apo xhehnem, sipas besimtarëve.

  17. Kurti tha ne 50 dite ate qe shoqerite e traumatizuara te Shqiperise dhe Kosoves nuk arrine ta belbezojne, qe:
    Amerika eshte aty per gjeografine (Shqiperine, Kosoven dhe me gjere), por jo per popullsine.

    Kurti na tregoi se sa e pafuqishme, eshte edhe Europa para Amerikes kur behet fjale per gjeopolitike.

    Kurti na tregoi qe shoqeria shqiptare (shqiperi dhe kosove) eshte folklorike ne mirenjohjen e vet deri ne poshterim.
    Eshte e vertete qe Amerika dhe Nato bene nje akt madhor me nderhyrjen ndaj nje makinerie kriminale, por per kete duhet te baltosemi para cdo nenpunesi te Amerikes? Po vendeve perfitiese te planit marshall, perse nuk i kerkohet kjo lloj “mirenjohjeje pa limit”?

    Kurti vertetoi edhe nje here, se Amerika ka mbetur ajo kohes se Roosvelt, kur shprehej per Somoza, dikatorin e Nicaraguas “He may be a son of a bitch, but he is our son of a bitch ” (ai mund te jete nje bir kurve, por eshte bir kurve i yni).

    P.S. Somoza u perdor sa u desh, dhe pastaj e leshuan. ky fat i pret edhe banditet e politikes kosovare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *