• |
ide | kryesore

“Ti infektojmë vetë pilotët”: idea e çmendur e konsulentit të Red Bull

Sport



Helmut Marko nuk është i ri në këto deklarata, përtej normave, por kjo e fundit është vërtetë në limitet e cmendurisë: ti ekspozojmë pilotët ndaj koronavirus për ti bërë imunë në prag të nisjes së sezonit të Formula 1. “Idea ime ishte të organizonim një fushë ku të plotësonim në një farë mënyre këtë periudhë të vdekur, nga pikëpamja fizike e mentale – ka thënë konsulenti i Red Bull për TV austriake ORF – Do të ishte rasti ideal për pilotët për të kaluar infeksionin (nga Covid-19). Në këtë mënyrë do të ishin gati kur të fillonte turneu”. Marko ka theksuar se, fatmirësisht, idea e tij e cmendur nuk ishte marrë në konsideratë: “Ta themi kështu, nuk është se u prit mirë…”.

“Strategjia” e Marko bazohet në faktin se pilotët do të kalonin pa problem sëmundjen e pastaj nuk mund ta merrnin më, gjë që në fakt nuk është përcaktuar ende nga evidencat shkencore: “Kemi 4 pilotë në Formula 1 (2 me Red Bull e 2 me Toro Rosso) e 8-10 në programin junior. Janë të gjithë djem të fortë e plot shëndet e pas kësaj do të ishin gati për një sezon të fortë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *