• |
ide | kryesore

Emri i ri për sulmin e Inter është Cavani: menaxherët telefonojnë Marotta-n

F1, Sport



Në kohën kur Serie A prêt të mësojë nëse do të rinisë ose jo, shoqëritë po mundohen të programojnë merkaton për sezonin e ardhshëm e në kampin Inter ka lëvizje të mëdha për repartin ofensiv. E ndërsa pritet të vendoset fati i të ardhmes së Icardi e Lautaro Martinez, për zikaltrit shfaqet një emër që mund të revolucionarizojë sulmin e Antonio Conte: Edinson Cavani.

Sipas La Gazzetta dello Sport, menaxherët e Matador, në skadencë kontrate me Psg në 30 qershorin e ardhshëm, i kanë propozuar sulmuesin klubit zikaltër (një lëvizje që mund të kondicionojë vendimin mbi blerjen e Mauro Icardi nga parisienët). Sipas asaj që bëhet e ditur, ka patur një bisedë mes stafit të uruguajanit e Interit, konkretisht Marotta e Ausilio, që janë treguar të hapur, në kohën kur është komplikuar ardhja e Giroud (që ka rinovuar me Chelsea) e Mertens.

Me Alexis Sanchez në dalje, klubi zikaltër është në kërkim të një goditje loë cost për të plotësuar repartin në dispozicion të teknikut e Cavani i përgjigjet identikitit që mund të bëjë në rastin e klubit zikaltër. E përditshmja italiane nënvizon që, menaxherët e uruguajanit një telefonatë ia kanë bërë edhe Psg, që po vlerëson mundësinë për ti ofruar një kontratë dy vjecare, natyrisht me shifra më të ulëta se ato aktuale.

Konfirmimi i uruguajanit do të largonte mundësinë e blerjes së Mauro Icardi nga ana e francezëve, fiksuar për 70 milionë euro. Një thesar që Inter shpresonte ta përdorte për të progranmuar të ardhmen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *