• |
ide | kryesore

Tamponet nxjerrin pozitiv edhe një lojtar të Torinos: lojtari futet në karantinë

Sport



Një futbollist i Torinos ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas testeve të para për rifillimin e stërvitjeve. Lajmin e ka zbuluar vetë klubi italian në një komunikatë për shtyp, pa specifikuar për cilin bëhet fjalë: “Gjatë testeve të para mjekësore të kryera mbi lojtarët e Torino FC, ka rezultuar një pozitiv ndaj COVID-19 – lexohet në komunikatë – Futbollisti, aktualisht pa simptoma, është futur menjëherë në karantinë e do të monitorohet në mënyrë konstante”. Është rasti i parë pozitiv që shfaqet në Serie A që kur është dhënë aprovimi për nisjen e stërvitjeve individuale e klubet kanë filluar tamponet mbi gjithë të teseruarit e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *