• |
ide | kryesore

Enkel Demi sqaron deklartën e ministres së Financave: Kurth Mediatik

-Instant, Paparazzi, Slider



Deklarata e ministres së Financave gjatë emisionit të mëngjesit në ABC Neës shkaktoj mjaft keqinterpretime, të paktën kështu thotë Enkel Demi. Sipas tij ishte një kurth mediatik.
Në media u shfaq ideja sikur ministrja kishte aluduar se këngëtarët duhet ta konsiderojnë faktin që të punojnë në ndërtim. Denaj tha se sektori i ndërtimit ka shumë nevojë për fuqi punëtore dhe kushdo që do të ndryshojë punën dhe do të ofrohet për të punuar në të mund të përfitojë shumë.

Kur u pyet nga moderatori, Enkel Demi, nëse fleksibiliteti në ndërtim vlen edhe për këngëtarët, që po vuajnë më së shumti pasojat e pandemisë, ministrja u shpreh: “Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim. Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët”.

Pasi sqaroi të gjithë debatin me Enkel Demin, kantautori Elton Dedaj theksoi se ministrja nuk ka bërë asnjë aludim që artistët të shkojnë të punojnë në ndërtim.

Ja biseda mes tyre në Facebook:

Elton Deda: “Për të qenë korrektë dhe jo shtrembërues, mbasi Kel Demi ma sqaron publikisht, e vërteta e këtij artikulli është e kompromentuar. Ministrja është shprehur për tregun që duhet rikonstriktuar të ndërtimit por nuk ka bërë asnjë aludim që edhe profesioni i artistëve të shkojë e të kërkojë punë aty. Bëhet fjalë për një shtrembërim dhe me siguri i qëllimtë. Kjo e thënë ndryshe, nuk i jep asnjë zgjidhje problemit të madh të komunitetit tonë artistik i cili është komplet jashtë funksionit dhe nuk ka asnjë ide se kur mund të rifillojë të punojë.

Kel Demi: “Toni, zonja ministre tha qe tregu i punesimit duhet ristrukturuar, ne kohen qe une e pyesja se tregu eshte ne krize, turizmi, jeta e nates, sherbimet, ndersa kengetaret kane anulluar te gjitha datat. Pasi me shpjegoi me durim zonja ministre qe ne ndertimtari ka vende te reja pune, prandaj tregu duhet ristrukturuar, une shtova qe kengetaret atehere duhen bere muratore. Qe te jem i ndershem eshte nje “kurth” mediatik qe Ilir Vrenozi e shperndau si shpifes opozitar qe eshte”.

Elton Deda: “Kel Demi me dyshim e kisha edhe une pasi kjo zonja me duket me e pregatitura e gjithe kabinetit te Rames. Rrofsh per sqarimin”.

Kel Demi: “Fjaline e kam thene une, jo ajo. Tani une nuk dua te ben avokatin e askujt, por as nuk dua t’i bie ne qafe njeriu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *