• |
ide | kryesore

Premier, tërbimi i Rose: “U trajtuam si minj laboratori”

-Instant, Sport



Polemikat në lidhje me rifillimin ose jo të futbollit nuk është vetëm një cështje që i përket futbollit tonë. Pas 6 rasteve pozitivë ditën e djeshme, Anglia e futbollit fillon të ketë frikë. Cështje kryesore tani është studimi i Zyrës për statistikat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, sipas të cilit anëtarë të grupit BAME (Black, Asian and Minority Ethnic) kanë katër herë më shumë mundësi të vdesin nga Koronavirus në krahasim me të bardhët. Shoqata e lojtarëve anglezë i ka kërkuar Premier League të ushtrojë kontrolle të tjera për të evituar rreziqe të mundshme.

Pas fjalëve të kapitenit të Watford, Troy Deeney, kanë mbërritur ato edhe më të ashpra të Danny Rose, të Newcastle: “Njerëzit na shtyjnë të kthehemi në fushë si të ishim minj laboratori. Do të bëjmë këtë eksperiment e do të kuptojmë nëse funksionon ose jo. Imagjinoj se njerëzit në shtëpi mendojnë se meqë fitojmë shumë para, duhet edhe të kthehemi të luajmë”.

I ndryshëm opinioni i Jurgen Klopp: “Mendoj se situata është nën kontroll e janë kushtet për tu ndjerë të sigurtë. Edhe në Gjermani gjetën raste pozitive, i izoluan, pastaj rifilluan të luajnë futboll”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *