• |
ide | kryesore

“Mendoja se nuk do jetoja më”: tekniku i Atalantës tregon infektimin, pas kthimit nga Valencia

-Instant, Sport



“Dhjetë ditë më parë testet sierologjike kanë konfirmuar se kam patur Covid-19”. Rrëfimi i Gian Piero Gasperini mbërrin kur Atalanta è tij është gati të kthehet në fushë edhe për të ndihmuar Bergamon, qytetin më të goditur nga pandemia e Koronavirus “në respekt të dhumbjes e të zisë”. Tekniku kthehet të kujtojë datën 10 mars: “Ditën para ndeshjes me Valencian ndihesha keq, pasditen e ndeshjes akoma më rëndë – zbuloi Gasp në një intervistë për Gazzetta dello Sport – Nuk ndjeja temperaturë por isha i këputur, mendoja se nuk do jetoja më”. Të shtunën në 14 mars një stërvitje e fortë dhe ndjesia se ishte dicka më mirë, por “kisha humbur shijen, mishi më dukej bukë. Tre javë në Zingonia, pastaj në Torino. Por “pa temperaturë e kurrë nuk bëra tamponin”. Deri ditën që u konfirmua dyshimi.

E tani, Gasp e djemtë e tij janë gati të rifillojnë aty ku e lanë: “Ujqit janë të uritur. Mund të luajmë edhe nesër. Edhe në momentin më delikat kanë menduar vetëm të rifillojnë. Jam krenar për këtë Atalanta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *