• |
ide | kryesore

Video/ Bundesliga ka pronar: poker i Bayern në Leverkusen, skuadra e Gjasulës ‘mërzit’ Leipzig

-Instant, F1, Sport, Video



Bayern Mynih përmbys 4-2 në transfertë Leverkusen e shkëputet, për momentin, +10 nga Dortmund: pas avantazhit të Alarios, bavarezët imponohen me Coman, Goretzka, Gnabry e Lewandowski. Në shtesë erdhi goli i dytë i vendasve me Wirtz, që natyrisht nuk ndryshonte dot fatin e lojës. Një hap pranë titullit skuadra e Flick, në kohën kur Leipzig dëshotn të marrë vendin e dytë: pas një tjetër goli të Schick, Paderborn i Gjasulës barazon llogaritë në shtesë me Strohdiek. Dusseldorf merr barazimin 2-2 kundër Hoffenheim, që mbetet sidoqoftë në vendin e gjashtë. Fitore e rëndësishme e Mainz në Frankfurt, ku Eintracht u dorëzua 0-2.

LEVERKUSEN 2-4 BAYERN MYNIH
Me trepikëshin e fituar në BayArena, formacioni i Hansi Flick e sheh Dortmund 10 pikë prapa në renditjen e Bundesligës, duke bërë kështu që të jenë me njërën dorë në trofeun e tetë radhazi të ligës elitare të Gjermanisë. Nuk u duk në fakt aq i thjeshtë suksesi i bavarezëve në fillim të ndeshjes, kur Leverkuseni kaloi në epërsi me rezultatin 1-0 falë golit të Lucas Alarios, të vlerësuar nga VAR. Dëshira e Leverkusen për të shfrytëzuar disfatën e Borussia Monchengladbach një ditë më parë, u trondit nga përmbysja e shpejtë e Bayern, që në pjesën e parë me golat e Kinglsey Coman (27’), Leon Goretzka (42’) dhe Serge Gnabry (45’+1). Bayer u pa i pafuqishëm, sdisomo pas pësimit të pokerit nga Lewandowski në minutën e 66. Polaku realizoi golin e 30 për këtë sezon, duke i lënë vetëm kënaqësinë e ngushtimit të rezultatit Florian Wirtzh, që shënoi në të 89.




GERMANY – BUNDESLIGA
Bayer Leverkusen 2 – 4 FC Bayern München
Eintracht Frankfurt 0 – 2 Mainz 05
Fortuna Düsseldorf 2 – 2 Hoffenheim
RasenBallsport Leipzig 1 – 1 SC Paderborn 07



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *