• |
ide | kryesore

FOTO/ Festa e Bayern, post-Covid: ‘Meisterschale’ e tetë radhazi

-Instant, Sport



Bayern Mynih fiton titullin kampion në Gjermani, për të 30-ën herë në histori e të tetën radhazi: fitorja 1-0 në transfertën e Bremen kundër Werder, e bëri të pakapshëm formacionin bavarez pavarësisht se cfarë bën Borussia Dortmund. Kënaqësia për arritjen natyrisht ka qenë e madhe, por festa ka qenë e pamundur të ishte si zakonisht. Për shkak të mungesës së tifozëve dhe distancimit social, lojtarët e Flick janë limituar të mbajnë veshur vetëm fanellën me numër tetë, për serinë e titujve të fituar radhazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *