• |
ide | kryesore

Zyra e BE: Lajçak nesër sjell data për rinisjen e dialogut të Kosovës me Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkimi Evropian nuk ka pranuar që të komentojë njoftimin se më 27 qershor, Kosova dhe Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për dialogun, Richard Grenell.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhival tha se të martën në Prishtinë pritet të arrijë përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili, do të diskutojë për modalitetet rreth rinisjes së bisedimeve si dhe do të sjellë data për rinisjen e këtij procesi.

Ne nuk komentojmë aktivitetet e të tjerëve. I dërguari i posaçëm Lajçak do të arrijë në Prishtinë nesër (e martë), për të diskutuar rreth modaliteteve dhe ai do të sjellë data për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, një proces që ka sjellë rezultate reale për njerëzit e Kosovës, që prej se ka nisur”, tha për REL, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhival. Lajçak ishte paraparë që të arrinte të hënën në Prishtinë, por fluturimi nga Zvicra drejt Shqipërisë – prej ku më pas do të vinte në Kosovë – është anuluar.

Por, ndërkohë Grenell publikoi në Tëitter se Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. SHBA-ja emëroi Richard Grenell si të dërguar të saj në këtë proces në tetorin e vitit 2019. Ky dialog u ndërpre në fund të vitit 2018, pasi Kosova vendosi një taksë 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë u pasua me reciprocitet, por në fillim të muajit qershor, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti hoqi reciprocitetin, me qëllim që t’i jepej shans rinisjes së dialogut.



2 Comments

  1. keta i krijojn dhe coptojn pastaj i sundojn si te duan shtetet. kjo ndodh rendom. fati i atyre qe kane kokat mes vetes e nuk dine as te bejn e as te mbajn shtet.

  2. Unë prisja që opozita jashtë parlamentit të ishte e prirur për hapje të listave dhe ndryshimin e sistemi. Basha e ka deklaruar disa herë publikisht këtë.

    Por, në fund u “surprizova”, sepse në tryezë nuk e mbështeti absolutisht. Nuk bënë asnjë propozim në lidhje me ndryshimin e sistemit.

    Marrëveshja kishte shumë pak elementë, fituan shumë pak gjëra, për të mos thënë asgjë dhe kjo është në koston e tyre .

    Për mua e vetmja rëndësi që kishte marëveshja është për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rikthimin e PD dhe LSI në sistem”-deklaroi Rudina Hajdari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *