• |
ide | kryesore

Video/ Portieri i Southampton i dhuron Arsenal fitoren e parë post-Covid

-Instant, Sport, Video



Në pritje për të mësuar nëse Premier League do të ketë apo jo një kampion sonte në mbrëmje, Arsenal lë pas makthin e dy humbjeve radhazi në kampionat e zhbllokohet, duke marrë pikët e parë pas rifillimit. Gunners e bëjnë duke fituar 2-0 një ndeshje të vështirë në Southampton, vendosur nga dy episode: në të 20′ shënoi Nketiah me gabimin e portierit McCarthy, që në të 87′ nuk arrin të mbajë një goditje dënimi të Lacazette duke favorizuar golin e dytë të Willock.


Fitore edhe për Burnley: 1-0 ndaj Watford. Spektakolar Jay Rodriguez në minutën e 72 të takimit, në një kundërsulm fantastik, të nisur nga portieri. Zhytja me kokë e sulmuesit, në krosimin nga e djathta nuk i ka lënë asnjë mundësi të evitojë golin, që e mban Watford vetëm një pikë larg zonës së rënies nga Premier. I qetë ndërkohë Burnley në vendin e 11 me 42 pikë.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Burnley 1 – 0 Watford
Southampton 0 – 2 Arsenal



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *