• |
ide | kryesore

Sané prezantohet me katër fjalë tek Bayern: “Jam këtu për Champions”

-Instant, Sport



“I bindur nga stema e objektivat”. Të pakta, por domethënëse fjalët e përdorura nga Leroy Sané si lojtar i ri i Bayern Mynih pas zyrtarizimit të transferimit nga Manchester City për 50 milionë euro. “Mezi pres të takoj shokët e rinj — vazhdoi sulmuesi gjerman me origjinë senegaleze —. Disa, si Goretzka, i njoh. Në këtë skuadër ka një mix eksperience e rinie, por sidomos shumë dëshirë për të fituar. Njoh edhe trajnerin Flick nga kohët e Under 21 dhe e dija që do të dinte ta administronte mirë skuadrën. Njoh edhe mënyrën e tij të punës». Sané ka edhe deklaruar objektivin e tij: “Champions, sepse nuk e kam fituar ende e do më pëlqente shumë”.

Pasues gjeneratash (i ati Souleyman Sané ka luajtur 55 ndeshje me kombëtaren senegaleze), Leroy ka debutuar si profesionist në 2014 në Bundesligë me fanellën e Schalke, me të cilët luajti 52 ndeshje duke shënuar 13 gola. Në verën e 2016 u transferua në Angli tek Manchester City për një shifër rreth 40 milionë euro. Në katër sezonet angleze Sane shënoi 39 gola në 135 ndeshje duke fituar dy tituj kampion, dy Kupa Liga, një Kupë Anglie e dy Community Shield. Me kombëtaren, 21 prezenca e 5 gola, jo keq për një djalosh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *