• |
ide | kryesore

Nuk ka titull për Tiranën, Shehi tifoz me Partizanin: “Edhe këpucët i kisha të kuqe”

-Instant, F1, Sport, Video



Kukësi mori hakmarrjen e një titulli praktikisht të humbur, me fitoren 1-2 në Selman Stërmasi, duke ndjerë edhe më shumë keqardhjen për pikët e diferencës që i ka lënë atëherë kur nuk duhej. Fitorja i ka dhënë shpresën e fundit Bluve, në kohët kur bardheblutë duhet të luajnë derbin me Partizanin, që sic duke ka edhe një tifoz special, trajnerin e Kukësit Orges Shehi: “Shumë vite të karrierës time i kam kaluar te Partizani. Plot 4 vite. Partizani s’ka nevojë për motivim. Më mirë të fitosh derbin sesa të fitosh kampionatin. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja jonë. Edhe këpucët i kam pasur të kuqe sot, ndoshta është një motivim. Kampionati nuk është në dorën tonë. Duhet të bëjmë më të mirën tone”.

Tirana rrezikoi në disa raste të pësonte golin, me Kukësin dominues, por në të 58′ Lika nuk mund të bënte asgjë ndaj Cooper, cuditërisht i pamarkuar brenda zones. Gol i rëndësishëm për zviceranin dhe Kukësi në krahët e entuziazmit e kthen në sulm frontal pjesën e mbetur të lojës. U duk i pashmangshëm goli i dytë, që Ethemi e shndërron në një kryeverpër në minutën e 84, parabola e tij nuk i la asnjë mundësi Likës, që i sheh kundërshtarët të mbijnë nga të gjitha anët e nëse nuk e nxjerr më topin nga rrjeta është falë ndihmës së trarëve që në të 86 ndalën kundërsulmin brilant të Abazajt ndërsa katër minuta më pas i mohuan kënaqësinë Limajt. Kukësi shpenzoi shumë për ta kthyer në goleadë, por në fund duhet të mjaftohet me fitoren, madje të ngushtë, sepse Ngo’o në të katërtën shtesë i dha motiv Tiranës të mos e shihte kaq errët këtë ndeshje.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *