• |
ide | kryesore

Agnelli zbret në fushë për Jorginho: Chelsea mund të bindet si për Cuadradon

-Instant, Sport



Jorginho është tashmë fiksimi i Maurizio Sarri e Juventus do të bëjë gjithckas për ta kënaqur. Tekniku bardhezi dëshiron italo-braziliani për ti dorëzuar celësat e mesfushës, ashtu si kishte bërë tek Napoli e pastaj në Angli tek Chelsea. Rruga për të arritur tek Jorginho nuk është e lehtë, por drejtuesit e Juventus nuk dorëzohen: lojtari i pëlqen shumë edhe presidentit Andrea Agnelli. Blues kërkojnë 60 milionë euro, idea e klubit bardhezi është ai për të përfshirë në tratativë kartonin e Rabiot.

Por për Juventus zgjidhja për të bindur Chelsea të lërë të lirë lojtarin e ta marrë në skuadrën e Sarrit mund të jetë një blerje me këste, si ndodhi në 2016 për Cuadrado, kur i pagoi londinezëve 5 milionë cdo vit për huazimin tre vjecar e blerjen në 2019 “përballë një shifre totale prej 25 milionë euro, ta pagueshme në tre data”. E në këtë pikë bardhezinjtë nuk shqetësohen as nga deklaratat e teknikut të Blues Frank Lampard: “Jorginho është pjesë e projektit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *