• |
ide | kryesore

Covid 19, masat e Amsterdamit për lagjen e njohur me drita të kuqe

-Instant, F1, Stil

Në lagjen e famshme me drita të kuqe të Amsterdamit, gjithmonë janë përdorur masa mbrojtëse për punonjëset e seksit.

Por që prej rihapjes së saj pas izolimit të vendit për shkak të koronavirusit, ky term ka marrë kuptim tjetër. Sipas udhëzimeve, prostitutat e kanë të ndaluar të puthen me klientët e tyre. Vajzat që punojnë aty mbajnë maska të personalizuara dhe deri diku joshëse për klientët, ndërsa ambientet e punës pastrohen me kujdes të madh, për të mos lënë asnjë sipërfaqe pa dezinfektuar. Klientët i nënshtrohen gjithashtu kontrollit për simptoma të Covid-19.


Vetë punonjëset e lagjes me drita të kuqe e mirëpritën vendimin e qeverisë për të rifilluar biznesin, pasi mbyllja i kishte goditur financiarisht. Felicia Anna, drejtues e sindikatës së punonjëseve të seksit, tha për “The Guardian”: “Gjatë izolimit shumë prej nesh patën vështirësi financiare, kështu që jemi të lumtur që po rifillojmë”. Masat e sigurisë, gjithsesi, nuk janë shumë të vështira për t’u respektuar, pasi ato janë mësuar me viruse edhe më të rrezikshëm, si HIV/AIDS. Janet van der Berg, nga Qendra e Informacionit për Prostitucionin, tha për Reuters. “Kujdesemi shumë për higjienën. Ka xhel duarsh kudo dhe kemi listuar edhe pozicionet më të preferuara për t’u praktikuar. Gjithsesi nuk ka protokoll për këtë, ia kemi lënë në dorë klientit dhe punonjëses. Pasi klienti largohet, i gjithë vendi dezinkfetohet, vetëm kështu mund të vazhdojmë të punojmë të sigurt”.

Në fillim vajzat kishin frikë se ndoshta numri i klientëve do të ulej drastikisht, por në fakt nuk ka qenë kështu. Ato tregojnë se biznesi po ecën shumë mirë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu