• |
ide | kryesore

Formacionet zyrtare me misterin Sormani: italiani mungon, Covid 19 apo dicka tjetër!

-Instant, Sport



Derbi i kryeqytetit nis me një atmosferë të cuditshme, jo vetëm për shkak të mungesës së tifozëve e tronditjes që ka pësuar klubi Partizani, me rezultimin pozitiv të pesë lojtarëve, por tani edhe me një mungesë enigmatike të teknikut Adolfo Sormani në pankinë. Infektimi i 5 lojtarëve të Partizanit me koronavirus në 48 orët e fundit nuk është absolutisht motiv që një trajner të mungojë në pankinë në derbi, nga frika e përhapjes së virusit. Asnjë tifoz nuk do ta pranonte këtë dezertim para sfidës me rivalët e përjetshëm, kështu që shkaqet janë dy ose edhe trajneri është infektuar, ose përndryshe drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndryshojnë drejtimin teknik, që në këtë ndeshje i është besuar zv/trajnerit Renaldo Kalari.

Derbi starton në orën 20:45, pa tifozë dhe me një situatë aspak komode, për shkak të infektimit të 5 lojtarëve të Partizanit me Koronavirus. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet që do të zbresin në fushë në këtë përballje.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Idrizaj, Telushi, Trashi, Melo, Broja, Braun, Solomon, Bardhi. Trajner: R.Kalari

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Celhaka, Batha, Torasa, Kobina, Kale, Ngo. Trajner: E.Egbo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *