• |
ide | kryesore

FOTO/ Barcellona fiton Champions me fanellë: prezantimi është edhe sinjal merkato

-Instant, Sport



Faqja zyrtare e Barcelonës ka prezantuar zyrtarisht uniformën e re për sezonin e ardhshëm, që do të inspirohet nga ajo e 10 viteve më parë ‘fituese’ e Champions League. Një sugjestion ai i zgjedhur nga katalanasit, si një urim për fat të mbarë në një kompeticion shumë të rëndësishëm edhe për presidentin Bartomeu, në vitin e zgjedhjeve.

Në të njëjtën kohë, Barcelona ka dashur të japë një mesazh të qartë në merkaton e futbollit: mes imazheve të përdorur për fanellën e re blaugrana janë Lionel Messi e Antoine Griezmann. Dy lojtarët në qendër të zërave të merkatos, sic duket do të vazhdojnë të luajnë për Barcelonën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *