• |
ide | kryesore

Si u gjet arma e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një javë nga vrasja e Emiljano Ramazanit në Elbasan policia ka gjetur dhe sekuestruar amën me të cilën u ekzekutua 40-vjeçari. Për pasojë janë vënë në pranga babë e bir, pronarë të një servisi ku ishte fshehur arma e krimit.

Në pranga janë vënë Albert Manahasa 64-vjeç dhe Seit Manahasa 37-vjeç, të dy banues në Peqin. Pistoleta model 54 TT, ishte fshehur poshtë serbatorit të një makine. Policia i akuzon për ndihmë në krim dhe jo si autorët e ekzekutimit. Ditën e djeshme forcat RENEA ndërhynë në Peqin, ku përmes një aksioni shoqëruan 6 persona, anëtarë të së njëjtës familje të cilët dyshohet se mund të kishin dijeni për ngjarjen.

Bujar Dervishaj, një nga 6 të shoqëruarit tha pas lirimit nga qelia se arma është vendosur aty nga persona të tjerë që duan të fshehin implikimin në këtë ngjarje.

Emiljano Ramazani u ekzekutua nga një person me kapuç pasditen e 20 korrikut pasi kishte dalë nga palestra. Personi i maskuar doli nga një makinë dhe afrohet në drejtim të Ramazanit duke ekzekutuar atë për 30 sekonda. Makina e autorëve u gjet e djegur në dalje të qytetit. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi është përmendur nga socialistë edhe për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit. Lumeshi është emri i dytë i zbuluar si klient i Shkëlzenit në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Një tjetër klient i Shkëlzenit ishte biznesmeni pranë PD, Ilir Karçini, i dënuar pasi kishte porositur killerin, Julian Sinani, për të vrarë biznesmenin tjetër Piro Bare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *