• |
ide | kryesore

Cardi B tregon pse Kylie Jenner ishte protagoniste në klipin e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperet Cardi B dhe Megan Thee Stallion ditë më parë publikuan këngën e re të titulluar “WAP”.

Projekti mori vëmendje të madhe që nga dita e publikimit, kjo pas pjesëmarrjes së Kylie Jenner, e cila nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit dhe fansat e dy artisteve  amerikane.Sipas tyre, Kylie nuk meritonte të ishte pjesë e videoklipit të vajzave me ngjyrë meqë nuk e respekton kulturën e tyre, madje për këtë fansat nisën edhe një peticion që të hiqet pjesa ku shfaqet ajo.Së fundmi, Cardi B i është përgjigjur komenteve negative duke thënë se pjesëmarrja e Jenner nuk ka të bëjë aspak me racën.“Kjo nuk ka të bëjë me racën. Ka probleme në botë që janë për racën dhe flas për to gjithë kohën. Por kjo nuk ka të bëjë me racën. Pse e vendosa Kylien në video? Ajo e trajtoi motrën dhe vajzën time shumë mirë në festën e ditëlindjes së fëmijës së saj. Travis dhe Set janë shumë të afërt, Kris Jenner më jep këshilla kur e kam pyetur dhe bashkëshorti i saj është shumë i afërt me timin”, ka shkruar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *