• |
ide | kryesore

Bert Asllani i propozon për martesë aktores turke

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari shqiptar Bertan Asllani, i njohur në Turqi si Tarkani i Ballkanit, prej kohësh është në një lidhje romantike me aktoren e njohur turke Hazal Senel. Bertan Asllani ka luajtur në serialin turk “Pis Yedili” bashkë me aktoren Hazal Senel, me të cilën besohet se është njohur gjatë xhirimeve. Fotot e tyre të para bashkë janë shkrepur që në vitin 2017 dhe ata janë parë shumë të afërt teksa po pushonin në një vend bregdetar. Së fundmi, duket se ata e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, pasi shqiptari i ka propozuar Hazalit për martesë.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë dyshja, duke publikuar foton me unazat në Instagram, teksa lumturia në sytë e tyre lexohet qartazi.

“Deri në fund”, ka shkruar Bertani krah fotos.

View this post on Instagram

Till the end

A post shared by bertanasllani (@bertanasllani) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *