• |
ide | kryesore

Grabitet kambisti në Përrenjas, 8 persona shoqërohen në polici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia njoftoi se rreth orës 21:00, në fshatin Katjel të Përrenjasit, persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte duke u kthyer për në banesën e tij.

Policia thotë se me marrjen e njoftimit shërbimet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka janë shoqëruar në Komisariatin e Librazhdit 8 persona për veprime të mëtejshme.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë. Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit” – thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *