• |
ide | kryesore

Ibrahimovic, rrip sigurimi për fanellë e re: suedezi njofton rinovimin dhe tregon numrin e ri

-Instant, Sport



Zlatan Ibrahimovic e ka lajmëruar vetë rinovimin me Milan, me një direkte në Instagram. Suedezi, në rrugën për në Milanello, pas kishte qenë në Casa Milan për firmën, ka treguar fanellën e tij të re me numër 11. Sulmuesi ka rinovuar kontratën që do ta lidhe me kuqezinjtë deri në 30 qershor 2021. Për të një pagesë prej 7 milionë euro, më e larta e organikës së Milan. Tani shtatlarti do të nisë menjëherë përgatitjen në prag të sezonit të ardhshëm, nën urdhërat e Stefano Pioli.

Gjatë direktes në rrjetet sociale, që zgjati pak më shumë se dy minuta, Ibra ka treguar fanellën e tij të re me numrin 11 të vendosur në sediljen e pasagjerit. Pastaj, si gjithnjë me humor, suedezi i ka vënë rripin e sigurimit unfirmos së tij kuqezi: “Kështu nuk marrim gjobë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *