• |
ide | kryesore

Mbante armë zjarri, policia arreston 17-vjeçarin

Lajme, Të fundit



Një 17-vjeçar është arrestuar për mbajtje armësh zjarri pa leje në banesë dhe qarkullim me mjet pa leje drejtimi.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore ku gjetën një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *