Alexei Navalny, ka postuar një foto në Instagram nga spitali Charité në Berlin.
“Më mungoni të gjithë shumë” -iu drejtua ndjekësve të tij, duke iu thënë se dje mundi të merrte frymë vetë, pa asnjë lloj ndihme.
“Akoma nuk mund të bëj shumë gjëra, por marr frymë vetë”- shkruan ai.
Disa ditë më parë spitali Charite në Berlin ka thënë përmes një deklarate se 44-vjeçari ka dalë nga koma e induktuar.
Gjermania ka thënë se Navalny është helmuar muajin e kaluar në Siberi me agjent nervor të kategorisë ushtarake të periudhës sovjetike, Noviçok.
Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht në avion, teksa ishte ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.
Pas spitalit siberian, ai më vonë u transferua në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar kanë thënë se ka mundësi që Navalny është helmuar.
